TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mungesa e psikologëve dhe e pedagogëve në shkolla, ekspertët fajësojnë komunat

Në shkollat në Kosovë ende nuk ka mjaftueshëm psikologë e pedagogë të punësuar. Kështu po vlerësojnë ekspertët e arsimit të cilët për këtë fajin e hedhin tek komunat të cila shpeshherë në linjën buxhetore të ndarë për punësimin e këtyre punonjësve punësojnë zyrtarë publik.

by Doresa Geci
1 vit ago
1 0
A A

Prania e psikologut në shkollë është e domosdoshme.

Roli i tij konsiderohet që ndihmon në krijimin e ambienteve të sigurta dhe pozitive për nxënësit.

Por, disa shkolla në Kosova kanë mungesa të këtij profili.

Andaj, mos përfshirja në staf e psikologëve dhe pedagogeve në institucione arsimore mbetet ende një sfidë.

Përgjegjës për mos rekrutimin e këtyre punonjësve Drejtori i Institutit Ed Guard, Rinor Qehaja, i lë komunat.

“Problemi i kësaj padyshim që është mungesa e rekrutimeve nga ana komunave dhe jo demosdoshmërisht në mungesë të buxhetit të alokuar nga niveli qendror për punësim të psikologëve. Ajo çka neve do të na duhej është më shumë llogari dhënie dhe më shumë përgjegjësi të komunave në rekrutim të psikologëve në çdo shkollë”, ka thënë Qehaja.

Sipas Qehaja shpeshherë komunat punësojnë zyrtarë komunale me linjën buxhetore të ndare për punësimin e psikologëve e pedagogëve.

“Ajo çka ministrja mund të bëjë është se mund të thirr në përgjegjësi publike ato komuna që anashkalojnë rekrutimin e psikologëve ose rekrutojnë zyrtarë publik në emër të linjës buxhetore për psikolog dhe kjo duhet të thirrje në përgjegjësi pasi e prek dhe cenon mirëqenien drejtpërdrejtë të nxënësve dhe institucionit arsimor”, shprehet ai.

Por një gjë të tillë e mohon drejtori i asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi tregon arsyet pse ka mungesa të tilla në institucionet arsimore në vend.

“Arsyet kryesore qe janë diskutuar në takimet tona të koligjumit të drejtorëve të arsimit me nivelin qendor është mungesa e vendeve të lira të punës në sistemin arsimor në nivel lokal si dhe mungesa e kuadrove sepse me legjislacionin në fuqi për ta angazhuar një psikolog atij personi në aplikacion i nevojitet 240 kredi dhe në shumicën absolute të rasteve kërkesat nuk po i plotësojnë që të kenë 240 kredi”, thotë Ibrahimi.

Kurse eksperti i arsimit, Argjend Osmanit vlerëson se mungesa e psikologëve vërehet në mjedise shkollore në vend.

“Roli i tyre është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak se punohet në preventiv dhe çdo proces i cili faktikisht parashihet si rrezik shumë ose që dëmton cilësinë e arsimit do të thotë të trajtohet para se të ndodhin katastrofat e mëdha,Fatkeqësia tek ne është se përderisa të mos ndodhin problemet e mëdha, sfida të vogla dhe preventivat nuk ekzistojnë fare”, shprehet Argjend Osmani, ekspert i arsimit.

Javë më parë, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagaci kishte akuzuar komunën e Mitrovicës se nga 28 pozita të buxhetuar për të punësuar pedagogë dhe psikologë kishte punësuar vetëm një.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ta justifikosh Serbinë, për neve nuk ka vrasje tjetër” – kërkohet përgjegjësi institucionale për ekspozitën

“Ta justifikosh Serbinë, për neve nuk ka vrasje tjetër” – kërkohet përgjegjësi institucionale për ekspozitën

U mbijetoi 16 plagëve, Bogujevci: Qëllim i serbëve ishte të na zhduknin të tërë

U mbijetoi 16 plagëve, Bogujevci: Qëllim i serbëve ishte të na zhduknin të tërë

AAK sot diskuton me bizneset private për situatën politike

AAK për ekspozitën e masakrave: Skandaloze dhe e papranueshme

Masakra e Izbicës, Kurti: Nuk do të ndalemi në kërkimin e drejtësisë

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Islami: Përveç shantazhuese, Lista Serbe edhe agresive – po sulmon politikanët serbë të Kosovës

Islami: Vuçiq sillet si agjent propagande kundër Kurtit

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK: Ekspozita cenon dinjitetin e viktimave dhe deformon të vërtetën, mbështetja e Kuvendit skandaloze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën