TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova e nis me fitore bindëse edicionin e ri në Ligën e Kombeve

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Kosova e nis me fitore bindëse edicionin e ri në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza e ka nisur me sukses edicionin e ri në Ligën e Kombeve. Në kuadër të Grupit 6 në Ligën C, Dardanet triumfuan si mysafire në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut, me rezultat bindës 4:0.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës nën drejtimin e përgjedhësit të ri, Sami Sermaxhaj. Vajzat tona e nisën fuqishëm ndeshjen dhe kaluan në epërsi qysh në minutën e 6-të, kur Kaltrina Biqkaj shënoi nga brendësia e zonës. Edhe pas golit, Kosova vazhdoi të dominojë dhe krijoi disa raste të mira shënimi, por pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale 1:0.

Në pjesën e dytë, Dardanet u shfaqën edhe më superiore. Pas vetëm katër minutash lojë, Kaltrina Biqkaj realizoi golin e dytë personal dhe të ekipit me një gjuajtje nga distanca, duke e çuar rezultatin në 2:0. Epërsia e Kosovës u thellua më tej, kur Gentiana Fetahaj shënoi në minutën e 65-të dhe vetëm dy minuta më vonë, Valentina Mehaj vulosi rezultatin përfundimtar 4:0.

Kjo fitore është një sinjal i fortë për ambiciet e Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve për rikthim në Ligën B. Ndeshjen e radhës, Dardanet do ta zhvillojnë më 25 shkurt kundër Letonisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 14:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjeraj: Ndeshja më e mirë që ka zhvilluar Kosova

Gjeraj: Ndeshja më e mirë që ka zhvilluar Kosova

Muriqi vendos ndeshjen në fund, Kosova triumfon ndaj Irlandës

Muriqi vendos ndeshjen në fund, Kosova triumfon ndaj Irlandës

Starton Zhegrova, formacioni i Kosovës kundër Iralndës

Starton Zhegrova, formacioni i Kosovës kundër Iralndës

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një gruaje në Istog, Policia heton rastin

​DHTIK kërkon ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave të pronës publike

​DHTIK kërkon ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave të pronës publike

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Dy persona arrestohen në Gjakovë, dyshohet se dhanë para me kamatë-fajde

PDK-ja mban konferencë për media

PDK mbledh sot Këshillin Drejtues të partisë

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Gjenden armë dhe qindra fishekë në Gjilan, arrestohen dy persona – një tjetër në kërkim

Gjendet marihuanë në një automjet në Vërmicë, arrestohet një person

Gjendet marihuanë në një automjet në Vërmicë, arrestohet një person

QKUK realizon mbi 3 mijë shërbime logopedike për fëmijë gjatë janar–shtatorit

QKUK realizon mbi 3 mijë shërbime logopedike për fëmijë gjatë janar–shtatorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën