TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët e Klinës kundërshtojnë fabrikën 200 milionëshe të çimentos

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Qytetarët e Klinës kundërshtojnë fabrikën 200 milionëshe të çimentos

Në këtë zonë në mes të fshatrave Dollc e Gremnik Klinës, është paraparë të ndërtohet një fabrikë e çimentos.

Megjithatë investimi 200 milionësh po kundërshtohet fuqishëm nga qytetarë të kësaj ane. Në protestën e organizuar të shtunën dikush tha se do t’u sjellë kancer e dikush tjetër e cilësoi si fabrikë vrasëse.

Në mbështetje të kësaj kauze erdhi edhe një qytetar që jeton në Zvicër qe 40 vite.

“Unë quhem Pashk Marku dhe vij nga fshati Videnj i Klinës. Unë jetoj e punoj në Zvicër. Unë menoj që sigurisht është shumë shumë e rrezikshme kur ajo do të qëndroj me vite nuk do të qëndrojë 2 javë a 3 apo 1 vit”, thotë qytetari nga Klina.

E dikush u shpreh i gatshëm që ta jap edhe jetën që projekti mos të jetësohet.

“Këta tinza e kanë ba, s’kanë vet hiç. E kanë ba mas shpine këtë. Na jetën kena me dhanë për këtë punë. Na qetu gjak kena me derdhë e këtë punë s’kena me lanë”, thotë Begishe Thaçi, qytetare e Klinës.

Përveç policisë që po përkujdesej që protesta të mos eskaloj aty u pa edhe një njësi e KFOR-it moldav.

E kur numri i protestuesve the thirrjet po shtoheshin, në protestë arritën edhe politikanë. I pari që iu bashkëngjit protestës ishte deputeti i PDK-së, Hisen Berisha. Pas tij erdhi edhe Fitore Pacolli-Dalipi nga partia në pushtet, e cila njëherësh është edhe kryetare e Komisionit për Mjedis.

Pasi iu bashkëngjit këshillit protestues, kjo e fundit tha se ministria e Ambientit do të marrë të hënën një vendim për këtë çështje, teksa për situatën e tanishme e ktheu gishtin nga komuna.

“Jemi duke e analizu situatën në detaje dhe të shohim se si mund ta zgjidhim problemin dhe të punojmë ashtu edhe siç ju po kërkoni, të kërkojmë ajër dhe ambient të pastër për secilin qytetar të Klinës”, thotë Pacolli.

E Berisha i PDK-së tha se ai nuk është kundër fabrikave, por kundër që fabrikat ta shkatërrojnë jetën e qytetarëve.

“Na e kem një përvojë. E kemi Hanin e Elezit dhe e vizitojmë shpesh. E kemi pa në çfarë mjerimi jeton ajo zonë. E keni pa sa premtimi është bë se do të ndërrohen filtrat dhe do të mbrohen. Por ai popull jeton në mjerim, prandaj edhe natyra e bota e gjallë janë në mjerim”, thotë Berisha.

Kryetari i Këshillit Protestues Veton Raci tha se kanë mbledhur 5 mijë nënshkrime që fabrika të mos ndërtohet dhe potencoi se nuk do të ndalen deri sa t’ia arrijnë qëllimit.

“A e dini se fabrika e çimentos në Han të Elezit, lartësia e ndotjes së ajrit arrin deri në Shkup. Nuk duhet të lejojmë që një ndotje e tillë të na ndodh edhe në qytetin tonë”, tha Raci.

Investitor i fabrikës së çimentos në Klinë është kompania Wallingford International Kosovo LLC me seli në Kosvë teksa punimet do t’i kryejë kompania gjermane Thyssenkrupp Industrial Solutions. Televizioni i ka dërguar pyetje gjatë ditës kompanisë investitore, por nuk ka marrë përgjigjje. Përgjigjje nuk kanë kthyer gjatë ditës as nga komuna e Klinës.

Kronika e realizuar nga gazetari Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

Djali i Jakup Krasniqit: Babai është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur t’i përfundojë dënimi

Djali i Jakup Krasniqit: Babai është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur t’i përfundojë dënimi

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

Podujeva sot pa ujë në disa zona, ndërprerja pritet të zgjasë deri në orën 16:00

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia jep detaje për përleshjen e mbrëmshme në Mitrovicë: Një person u dërgua në mbajtje

Qeveria gjermane i shpall luftë abuzimit me ndihmën sociale

Qeveria gjermane i shpall luftë abuzimit me ndihmën sociale

​Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos marrëveshjet artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

​Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos marrëveshjet artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

Djali i Jakup Krasniqit: Babai është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur t’i përfundojë dënimi

Djali i Jakup Krasniqit: Babai është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur t’i përfundojë dënimi

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

Podujeva sot pa ujë në disa zona, ndërprerja pritet të zgjasë deri në orën 16:00

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia jep detaje për përleshjen e mbrëmshme në Mitrovicë: Një person u dërgua në mbajtje

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën