TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti mund të paraburgoset nëse nuk i bindet thirrjes së gjykatës

Prokuroria Speciale ka deponuar kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, që kryeministri Kurti të urdhërohet që të dëshmojë për rastin e rezervave shtetërore. Në rast të aprovimit të kërkesës dhe refuzimit të Kurtit, ai mund të gjobitet, por edhe të paraburgoset për mosbindje.

by Florijeta Dernjani
12 muaj ago
6 0
A A

Dy herë, kryeministrit Albin Kurti i shkoi ftesë nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore.

Të dy ftesat u refuzuan nga Kurti, i cili më pas publikisht prokurorët i ftoi në kryeministri, duke mohuar gatishmërinë për të dëshmuar në ambientet e prokurorisë.

E ky organ hetues, ka marrë rrugë tjetër për të siguruar dëshminë e Kurtit.

Prokuroria Speciale, përmes një kërkese i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, që ta urdhërojë Kurtin për të dhënë dëshmi.

“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, ka deklaruar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Ky veprim konsiderohet si brenda asaj që është e përcaktuar me ligj.

Nëse edhe me këtë rast, Kurti refuzon së dhëni dëshmi, për të parashihen pasoja tjera.

“Jemi brenda asaj që ka përcaktur ligji, procedurës ligjore. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e ka kryer obligimin e vet kur e ka ftuar Kurtin për të dëshmuar dhe që ligjërisht në rast se refuzon, atëherë kërkon nga ana e Gjykatës që ta obligojë të njëjtin që të dëshmojë. Në këtë rast fillimisht Gjykata mundet që ta urdhëroj kryeministrin Kurti që të jep dëshminë e tij, dhe nëse këtë nuk e bën atëherë mund të shqiptoj gjobë deri në 250 euro”, ka deklaruar Gzim Shala nga IKD.

Sipas ligji, dënimi me gjobë mund të përsëritet disa herë, duke pasuar pastaj edhe me paraburgosje.

“Deri në momentin kur Gjykata bindet se përkundër shqiptimit të gjobave, i njëjti do të refuzojë që të dëshmojë. Dhe vetëm në këtë situatë, hapet mundësia që të burgoset deri në një periudhë deri sa të dëshmojë, deri sa dëshmia e tij është jorelevante, mirëpo jo më shumë se një muaj”, ka thënë ai për Tëvë1.

Për rastin e rezervave shtetërore, muaj më parë dëshmoi ministrja e Industrisë, Tregtisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

Tags: Gjykatakurtithirrja
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

350 mijë euro investohen për efiçiencë energjie në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë

350 mijë euro investohen për efiçiencë energjie në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Presidenca e Kosovës paralajmëron padi në Gjermani ndaj gazetarit Michael Martens

Haradinaj takon zyrtarin e DASH në SHBA: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i kontribuojë paqes në rajon

Haradinaj takon zyrtarin e DASH në SHBA: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i kontribuojë paqes në rajon

Nigeriani Oguns forcon Ferizajn

Nigeriani Oguns forcon Ferizajn

Ballkani forcohet me një lojtar nga Gambia

Ballkani forcohet me një lojtar nga Gambia

Emisioni “Ditari”04.02.2026

Emisioni “Ditari”04.02.2026

Skadon pakti i fundit bërthamor SHBA–Rusi

Skadon pakti i fundit bërthamor SHBA–Rusi

350 mijë euro investohen për efiçiencë energjie në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë

350 mijë euro investohen për efiçiencë energjie në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Pas sfidës shëndetësore, Justin Timberlake rikthehet në skenë!

Pas sfidës shëndetësore, Justin Timberlake rikthehet në skenë!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën