TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Familja Jashari, themeli mbi të cilën u ngrit liria e Kosovës

by TËVË 1
1 vit ago
2
A A
Osmani: Familja Jashari, themeli mbi të cilën u ngrit liria e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në 17 vjetorin e Pavarësisë, po i bëjnë bashkë historinë, sakrificën dhe krenarinë e kombit, në një akt solemn në dekorimin e atyre që bënë Kosovën të lirë dhe shumë të tjerëve që edhe sot vazhdojnë të ndihmojnë ecjen e shtetit përpara.

Osmani tha se Kosova po feston përvjetorin e 17-të, pas një beteje të gjatë për t’i treguar botës se Kosova është e përjetshme.

“Në këtë ditë të shenjtë ne nuk përkujtojmë vetëm një datë, në fakt po e nderojmë një epokë të lavdishme të popullit tonë. 17 vjet shtet, por betejë shumë më e gjatë se kaq për t’i treguar botës se Kosova është e përjetshme. Në këtë ceremoni të veçantë kujtojmë dhe nderojmë ata që dhanë gjithçka për lirinë e këtij vendi”, tha Osmani në ceremoninë për ndarjen e Dekoratave Presidenciale, për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare.

Ajo tha se familja Jashari është themeli mbi të cilën u ngrit liria e Kosovës.

“Një moment i gjallë i sakrificës dhe heroizmit të pashoq. Në historinë e njerëzimit rrallë herë ka ndodhur që një familje e tërë të flijohet për idealin e shenjtë të lirisë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i dinjitetit kombëtar, dhe motiv për mijëra ushtarë të UÇK-së. Nga plumbi i parë e deri tek qëndresa heroike e marsit 1998, Jasharët nuk u thyen asnjëherë, nuk u zmbrapsën asnjëherë, ata në fakt përqafuan pavdekësinë”, tha Osmani që tregoi se për herë të parë do të ketë dekorohet me medalje shtetërore e tërë familja Jashari, fakt që sipas saj tregon se shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën e tyre sublime.

“Sot titullin hero do t’ia ndajmë Shaban Jasharit, atij që inspiroi familjen dhe djemtë e tij. Kryefamiljarit të familjes Jashari, e kryefamiljarit të gjithë familjes së madhe të quajtur Kosovë. Por deri më sot, familja Jashari si emblemë e lirisë dhe simbol i sakrificës sublime, nuk ishte dekoruar në tërësi. Andaj kam nderin që në emër të popullit të Kosovës, sot do ta bëjmë dekorimin e familjes Jashari në tërësi, si një akt që synon ta plotësojë këtë mungesë historike duke e njohur sakrificën e përbashkët të secilit anëtar të kësaj familje që luftoi për lirinë e Kosovës”, tha Osmani.

Tags: familja jashariTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Kemi një qeveri që po dëmton shtetin

Haradinaj kritikon Kurtin: Pas gjashtë vjetësh qeverisje, Kosova mbetet e varur nga importi

Niset kontingjenti “KFOR 8” drejt Kosovës, Forca Tokësore angazhohet në mision paqeruajtës

Niset kontingjenti “KFOR 8” drejt Kosovës, Forca Tokësore angazhohet në mision paqeruajtës

​Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

​Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

Gërvalla: Kthimi i shprehjes “njohje e ndërsjellë” në fjalorin e partnerëve më bën optimiste – kishin filluar ta harronin

Gërvalla: Shpresoj që mandati që ka dhënë qytetarit këtë herë të respektohet

Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë: Nëntë të vdekur dhe dëme në katedralen historike të Kievit

Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë: Nëntë të vdekur dhe dëme në katedralen historike të Kievit

SHBA dhe Irani drejt paqes – Detajet e marrëveshjes së re

SHBA dhe Irani drejt paqes – Detajet e marrëveshjes së re

Haradinaj: Kemi një qeveri që po dëmton shtetin

Haradinaj kritikon Kurtin: Pas gjashtë vjetësh qeverisje, Kosova mbetet e varur nga importi

Niset kontingjenti “KFOR 8” drejt Kosovës, Forca Tokësore angazhohet në mision paqeruajtës

Niset kontingjenti “KFOR 8” drejt Kosovës, Forca Tokësore angazhohet në mision paqeruajtës

​Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

​Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

Gërvalla: Kthimi i shprehjes “njohje e ndërsjellë” në fjalorin e partnerëve më bën optimiste – kishin filluar ta harronin

Gërvalla: Shpresoj që mandati që ka dhënë qytetarit këtë herë të respektohet

Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar nga Kosova

Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar nga Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën