TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Jemi përballë suksesshëm me pengesat e Serbisë që nga shpallja e pavarësisë

by tëvë1
12 muaj ago
22
A A
Kurti: Jemi përballë suksesshëm me pengesat e Serbisë që nga shpallja e pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova si shtet i pavarur, sovran e demokratik kërkon të jetojë në paqe me shtetet fqinje dhe së bashku të ndërtojë një të ardhme evropiane.

Në adresimin e tij, në pritjen shtetërore me rastin e shënimit të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kurti ka thënë se Kosova është aleat i shteteve demokratike që ndihuna në shpalljen e pavarësisë.

“Sot, Republika e Kosovës është një shtet i pavarur, sovran e demokratik e me integritet territorial. Ajo kërkon të jetojë në paqe me shtetet fqinje dhe të ndërtojë bashkë me ta një të ardhme evropiane. Kosova është partner i shteteve demokratike të botës që ndihmuan shpalljen e pavarësisë së saj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet anëtare e Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Japonia, Kanadaja etj”, ka thënë Kurti në adresimin e tij.

Kurti ka përmendur dorëzimin e aplikimit  për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian, angazhimin e FSK me aktivitetet e NATO-s, ku këtë vit Kosova do të jetë nikoqirë në Defender Europe 2025.

Ai  ka përmendur edhe sulmet dhe pengesat e Serbisë ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

“Edhe pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është përballur me shumë vështirësi e pengesa të krijuara nga lufta sistematike e hibride e së fundmi edhe kinetike e Serbisë për të na e bërë të pamundur sovranitetin dhe shtetin ligjor në të gjithë territorin e vendit tonë. Agresiviteti e shovenizmi është edhe aksion e sjellje jo vetëm qëndrim e vendim i Serbisë kundër Kosovës meqë përfshin sulme terroriste, fushata të mosnjohjes ndërkombëtare, financim të bandave kriminale e strukturave paralele, sulme mediatike etj. Ndërkaq, Forca e Sigurisë së Kosovës, ndodhet në kazerma, Serbia ka 48 baza të përparme ofenzive të ushtrisë dhe xhandarmërisë pranë e përgjatë kufirit me ne. Ne jemi përballuar suksesshëm sa herë kanë provuar, kanë dështuar dhe Republika e Kosovës ka fituar, por edhe me sakrifica të reja, siç janë policët dëshmorë Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku. Ata do të kujtohen përherë, krahas dëshmorëve të tjerë të kombit që i kanë paraprirë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

 

 

 

Share3Tweet2

Postime të ngjashme

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani thotë se komuniteti ashkali zë një vend të veçantë në Kosovë

Haxhiu vlerëson kontributin e komunitetit ashkali në shoqëri

Haxhiu vlerëson kontributin e komunitetit ashkali në shoqëri

Rrëshqitje gurësh në Bogë të Rugovës, njëra korsi ndalohet për qarkullim

Rrëshqitje gurësh në Bogë të Rugovës, njëra korsi ndalohet për qarkullim

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës shkelje flagrante, mund të shkojë në Kushtetuese

FBK dënon sulmin ndaj gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi – Sigal Prishtina

FBK dënon sulmin ndaj gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi – Sigal Prishtina

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani thotë se komuniteti ashkali zë një vend të veçantë në Kosovë

Izraeli miraton pavarësinë për 13 vendbanime në Bregun Perëndimor të pushtuar

Palestina dënon vendimin e Izraelit për të regjistruar tokën në Bregun Perëndimor si “pronë shtetërore”

Qeveria izraelite miraton rezolutën që shënon aneksimin de facto të Bregut Perëndimor të pushtuar

Qeveria izraelite miraton rezolutën që shënon aneksimin de facto të Bregut Perëndimor të pushtuar

Haxhiu vlerëson kontributin e komunitetit ashkali në shoqëri

Haxhiu vlerëson kontributin e komunitetit ashkali në shoqëri

Rrëshqitje gurësh në Bogë të Rugovës, njëra korsi ndalohet për qarkullim

Rrëshqitje gurësh në Bogë të Rugovës, njëra korsi ndalohet për qarkullim

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës shkelje flagrante, mund të shkojë në Kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën