TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Festë e dyfishtë në Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Qendrën Islame Shqiptare në Stuttgart të Gjermanisë

Përvjetori i 17 i Pavarësisë së Kosovës u kremtua edhe nga bashkatdhetarët tanë. Ekipi i tëvë1 ishte në Shtutgart të Gjermanisë, pikërisht në Qendrën më të madhe të shqiptarëve për të parë nga afër festimin e kësaj date mjaftë të shënuar. Në këtë qendër të Shqiptarëve u bë edhe inaugurimi i Mësimit Plotësues Shqip, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues diplomatikë.

by tëvë1
1 vit ago
3 0
A A

Flamujt janë vendosur në çdo hapësirë.

Ngjarja që do të kremtohet më vonë këtu është e një rëndësie të veçantë.

Andaj, edhe përgatitjet kanë filluar më herët.

Himni i Kosovës dhe ai i Shqipërisë doemos janë kryesorët. Edhe poezitë, eset e recitimet e vjershave kanë një hapësirë të pashmangshme.

Kështu nxënësit e Qendrës Islame Shqiptare në Shtutgart të Gjermanisë, po bëhen gati për ngjarjen më të rëndësishme të Kosovës.

E njëkohësisht në këtë datë po inaugurohet edhe Mësimi Plotësues Shqip.

Pasi mysafirët zunë vendet e tyre, edhe ngjarja fillloi.

Më pas, për rëndësinë e 17 Shkurtit foli konsulli i Kosovës në Shtutgart.

E për punën e madhe të kësaj qendre, foli drejtori Besim Limani, i cili tha se synim kryesor mbetet ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe.

Sipas tij, Qendra Shqiptare këtu aktualisht numëron afër 700 anëtarë dhe gjithnjë e më shumë po bëhet një pikë referuese për shumë breza.

‘‘Pavarësinë e Kosovës por edhe të Shqipërisë e kemi festuar edhe më herët, por jo në këtë format sikurse sot. Ngase që nga janari i këtij viti, ne me kënaqësi e kemi pritur bashkëngjitjen e pedagogut të angazhuar, Magjistër Driton Morina, i cili krahas mësimdhënies në shkollë publike gjermane, ka gjetur kohë të zhvilloje dhe mësimin plotësues shqip këtu në qendrën tonë. Edhe pse për një kohë shumë të shkurtër, vetëm 4 javë, ja kujemi sot më fatosat tonë që na interpretojnë himnin kombëtar dhe shtetëror të Kosovës sikur të ishin rritur e të kishin mësuar në Kosovë‘‘, ka deklaruar drejtori i kësaj qendre, Besim Limani.

E për rëndësinë e mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe, foli mësuesi Driton Morina, i cili është angazhuar në këtë qendër për mësimin e qindra fëmijëve.

‘‘Të gjithë jemi dëshmitarë se një ndër sfidat kryesore të globalizimit, është edhe asimilimi. E hapi i parë drejt asimilimit, padyshim, është humbja e gjuhës e më pas edhe e trashëgimisë kulturore. Për këtë arsye, mbrojtja e gjuhës është një detyrë e jona e përbashkët, një obligim njerëzor e kombëtar për të ruajtur e promovuar atë që na lidh si komb e që e kemi trashëgim nga të parët dem-baba-dem‘‘, ka thënë mësuesi i gjuhës shqipe, Driton Morina.

Fillimi i Mësimit Plotësues Shqip, padyshim se tashmë ka plotësuar një ëndërr të kamotshme, të komunitetit shqiptar që frektuenton këtë qendër, por edhe të gjithë shqiptarëve në Shtuttgart.

Rexhep Sylejmani në cilësinë e Imamit të kësaj qendre, theksoi rolin historik të imamëve shqiptarë në shërbim të popullit, kombit e atdheut.

‘‘Inaugurimi i Mësimit të Gjuhës dhe Kulturës Shqipe në një qendër islame si kjo e jona, mund të duket disi i çuditshëm, apo edhe të shihet me skepticizëm. Mirëpo nëse vështrojmë historinë shqiptare që nga themelimi i shtetit të parë shqiptar, Shqipërisë Etnike, me 1912, gjejmë se roli i imamëve ka qenë jetik dhe shembull si udhëheqës shpirtërorë e kulturorë, që me përkushtim e të palodhur kanë mbrojtur e përkrahur gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar, në kohët më të vështira‘‘.

E  krejt në fund nxënësit që vijojnë mësimet në këtë qendër recituan vjersha dhe lexuan ese kushtuar 17 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Mësimi  Plotësues Shqip ka filluar zyrtarisht më 18 janar dhe është një bashkëpunim në mes të Konsullatës së Kosovësnë Stuttgart dhe Qendrës Islame Shqiptare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku kritikon qeverinë: Nga kriza e naftës po përfitojnë vetëm bizneset

Abdixhiku kritikon qeverinë: Nga kriza e naftës po përfitojnë vetëm bizneset

Ministrat e Bujqësisë Kosovë-Shqipëri dakordohen për bashkëpunim më të ngushtë për siguri ushqimore

Ministrat e Bujqësisë Kosovë-Shqipëri dakordohen për bashkëpunim më të ngushtë për siguri ushqimore

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Kusari-Lila: Prekja e TVSH-së apo akcizës ndikon vetëm tek operatori, jo te qytetari

Arteta shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në Premier League

Arteta shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në Premier League

Lakers në ankth për Donçiç, slloveni dëmtohet rëndë në Oklahoma City

Lakers në ankth për Donçiç, slloveni dëmtohet rëndë në Oklahoma City

Pas Gravinas dhe Buffonit edhe Gattuso jep dorëheqjen nga kombëtarja

Pas Gravinas dhe Buffonit edhe Gattuso jep dorëheqjen nga kombëtarja

Pritet kalimi te Real Madridi, Chelsea e suspendon nga skuadra Enzo Fernandezin

Pritet kalimi te Real Madridi, Chelsea e suspendon nga skuadra Enzo Fernandezin

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën