TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shkolla në Kosovë që feston përvjetorin bashkë me pavarësinë

Shkolla “Pavarësia” në Prishtinë shënoi 16 vjetorin e themelimit të saj. Ky institucion u hap një vit pasi Kosova kishte për një vit si vend i pavarur. E për këtë u organizua një program festiv në të cilën morën pjesë mysafirë edhe nga Tirana.

by Doresa Geci
1 vit ago
16 1
A A

Kur Kosova po mbushte një vit nga pavarësia, kryeqytetit iu shtua edhe një shkollë.

Me 17 Shkurt të vitit 2009,  ky institucion hapi dyert për mbi 700 nxënës të Prishtinës.

E emrin nuk kishte si ta kishte ndryshe përveç “Pavarësia”.

Kështu, nxënësit e mësimdhënësit e kësaj shkolle këtë të premte organizuan një program festiv për të përvjetorin e 16-të.

Për historikun e shkollës foli edhe drejtori i shkollës, Halil Brahaj.

“Shkolla “Pavarësia” e filloi punën një vit pas pavarësisë së Kosovës, me rreth 750 nxënës dhe 36 paralele e 50 mësimdhënës dhe stafin tjetër përcjellës. Sot 16 vite me vonë, shkolla Pavarësia ka mbi 1 mijë e 900 nxënës, 61 paralele e 100 mësimdhënës”, tha Brahaj.

E këtu e pranishme ishte edhe drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushaku Sadriu e cila u uroi ditën shkollës.

“Shkolla e juaj është një lindje e re e cila ka lindur me pavarësinë, andaj me lejoni të them që shkolla juaj është një moment tjetër historik, që ngjall ndjenjat tona të atdhedashurisë që lidhet specifikisht me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, tha Lushaku-Sadriu.

Për të shënuar përvjetorin e republikës së Kosovës e atë të shkollës, prezent ishin edhe mysafirë nga Tirana.

“Ky përvjetori i shkollës suaj bëhet me i veçantë pasi përkon me një datë shumë të rëndësishme, madhështore historike që është pavarësia e Kosovës. Ne jemi një komb, ne luftojmë punojmë fort për të pasur arritje dhe jo vetëm, por që ne jemi krenar për kombin tonë”, tha drejtoresha e shkollës “Misto Mame” në Tiranë, Anila Tabaku.

E gjatë këtij programi u ndanë mirënjohje edhe për nxënësit e dalluar.

“Ndjenjë shumë e mirë, sepse unë kam provuar të mësoj shumë dhe ky është rezultati”, tha nxënësi Agon Çelaj.

Mes tjerash ata folën edhe për rëndësinë e kësaj dite.

“17 Shkurti është dita e pavarësisë kur është shpallur Kosova e pavarur, ditën e diele, në vitin 2008, në orën 3:39”, tha Trojan Janova.

“Me fat pavarësia e shtrenjta Kosovë”, tha nxënësja Ake Berisha.

Në ditën e shkollës u ndanë mirënjohje ish drejtorëve, mësimdhënësve, e stafit që janë pensionuar e që kanë dhënë kontribut në fushën e arsimit.

Tags: 17 shkurtiPrishtineTeve1
Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Takim pa marrëveshje, Abdixhiku: S’kemi emra konkretë për president, në proces janë dy kandidatë të VV-së

Takim pa marrëveshje, Abdixhiku: S’kemi emra konkretë për president, në proces janë dy kandidatë të VV-së

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Sulmet SHBA-Izrael lënë të vrarë të paktën 25 persona në Iran

Sulmet SHBA-Izrael lënë të vrarë të paktën 25 persona në Iran

Takim pa marrëveshje, Abdixhiku: S’kemi emra konkretë për president, në proces janë dy kandidatë të VV-së

Takim pa marrëveshje, Abdixhiku: S’kemi emra konkretë për president, në proces janë dy kandidatë të VV-së

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Harry Kane i gatshëm për Real Madridin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën