Kurti, në këtë video-mesazh ka folur për takimet që ka zhvilluar gjatë qëndrimit në SHBA dhe ato që do të zhvillojë më tutje.
Sipas tij, në Teksas takimet kanë qenë të dobishme me biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe me ata të cilët janë në fushën e agrokulturës.
“Jam këtu në Dallas, duke u nisur për Iowa. Në Teksas kemi pasur takime shumë të dobishme me komunitetin e biznesmenëve shqiptaro-amerikanë dhe amerikanë, por edhe me ata të cilët janë në fushën e agrokulturës. Sepse në Republikën e Kosovës për këtë vit e kemi rritur buxhetin, posaçërisht për mbrojtje e siguri dhe për bujqësi”, ka thënë ai.
Shefi i ekzekutivit më tej thotë se pas vizitës në Iowa, do të vazhdojë takimet për në Chicago, Michigan, New York e Washington DC. /teve1.info/







