Gërvalla në një konferencë për media ka deklaruar se ka për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës ka folur me përfaqësues të shumë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe se në mesin e atyre shteteve që e mbështesin Kosovën është edhe Franca, raporton Teve1.info
“Unë kam biseduar me përfaqësuese të ndryshëm të BE-së, ndër ta edhe me përfaqësues të Francë dhe ne na është thënë se Franca e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, theksoi ministrja Gërvalla.
Ajo thotë se nuk ka ndonjë informacion zyrtar se Franca ka dilema rreth anëtarësimit në KE.
“Ne po punojmë me secilin shtet veç e veç dhe nëse Franca në ndërkohë mund të ketë një dilemë ne jemi të gatshëm që të bisedojmë me të por ne nuk kemi asnjë informacion zyrtar që Franca ka dilema rreth anëtarësimit në KE”, deklaroi Gërvalla. /teve1.info/