TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zyrtarja policore e komunitetit serb flet për Tëvë1, thotë se do t’u shërbejë gjithë qytetarëve

Nga e hëna kanë filluar punën 117 zyrtarët e rinj policorë të komuniteteve në katër komunat veriore. Për Tëvë1, zyrtarja policore e cila vjen nga komuniteti serb, Marija Gjorgjeviq thotë se do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve në Mitrovicë të Veriut pa dallim.

by tëvë1
12 muaj ago
26 1
A A

Detyrën e kanë të njëjtë, andaj planin e bëjnë bashkë.

Këto janë tri zyrtaret e reja të Policisë së Kosovës të cilat i takojnë gjeneratës 61-të, e që nga e hëna kanë filluar punën në drejtorinë Rajonale të stacionit policor në Mitrovicë e veriut.

Për herë të parë për Tëvë1, zyrtarja policore e komuniteti serb, Marija Gjorgjeviq thotë se është privilegj t’i shërbesh uniformës së Policisë së Kosovës.

“Do të doja që ky vit të ishte premtues për popullin tonë, dhe që komunikimi dhe lidhja të jetë sa më e mirë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve nga Mitrovica e Veriut.  Shpresoj të jenë të kënaqur me ne, dhe të mundohemi t’u ndihmojmë të gjithëve, dhe të kemi komunikim sa më të mirë. Shpresoj edhe ju të jeni të kënaqur me ne. Ne do t’ju shërbejmë juve si duhet. Mendoj që ky vit do të jetë premtues për të gjithë. Për krejt popullin e Kosovës, Policinë e Kosovës dhe veriut të Mitrovicës”, shprehet ajo.

Përveç komunitetit serb, pjesë e Policisë u bë edhe Ajnisha Shehu  nga komuniteti ashkali.

“Për mua është një krenari e madhe me i sherbyer Policisë së Kosovës, sidomos në Mitrovicë të veriut. Do të ndikoi shumë pozitivisht për arsyeje që kemi me punu pa dallim kombësie, gjinie apo race” , thotë Shehu.

E patrullimet kanë nisur edhe në terren, si këtu afër stacionit të Autobusëve në veri të vendit.

Sead Berisha, zyrtar policor thotë se do t’a kryejnë detyrën me përgjegjësi të lartë.

“Së bashku me kolegët kemi diplomuar në gjeneratën e fundit. Dhe është nder dhe krenari që t’i shërbejmë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim përkatësie etnike, gjinore, religjioni apo ngjyre, sidomos edhe në këtë pjesën veriore të Republikës së Kosovës ku kemi një bashkëpunim shumë të mirë me komuniteti serbë, jemi profesional në të gjitha anët”, thotë Berisha.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajoni e veriut, Veton Elshani, totali i zyrtarëve policorë nga komunitetit serb është mbi 140.

Sipas tij, kjo do të ndihmojë më shumë në planet operative dhe bashkëpunimin në terren me qytetarët.

“Kjo na ndihmon shumë, pikërisht për arsyeje shembull së pari te gjuhët, pastaj kemi policë të cilët janë nga rajoni i veriut, të cilët jetojnë dhe punojnë këtu. Ka dhe të tjerë por që gjuhën serbe e flasin shumë mirë, konsiderojmë që tash e kemi krijuar një bazë të mirë të komunikimit me qytetarët dhe se këta janë vetëm një vlerë e shtuar e asaj që ne e kemi bërë deri tani” , shprehet Elshani.

Kështu së bashku, zyrtarët policorë fillojnë patrullimet edhe në zonat tjera veriore.

Tags: pjestaret e komunitetevePolicia e Kosoves
Share4Tweet2

Postime të ngjashme

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojnë në burg, pa përjashtim

KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit

EKSKLUZIVE: Bekë Berisha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KB Prishtina

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 914 vendvotime

Osmnai: 17 janari ditë e humbjeve të mëdha, por edhe krenarie

Osmnai: 17 janari ditë e humbjeve të mëdha, por edhe krenarie

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojnë në burg, pa përjashtim

KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit

EKSKLUZIVE: Bekë Berisha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KB Prishtina

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Muriqi i pandalshëm, shënon dy gola për 45 minuta ndaj Bilbaos

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 914 vendvotime

Osmnai: 17 janari ditë e humbjeve të mëdha, por edhe krenarie

Osmnai: 17 janari ditë e humbjeve të mëdha, por edhe krenarie

Zhduket një aeroplan indonezian me 10 persona në bord

Zhduket një aeroplan indonezian me 10 persona në bord

Reali fiton mes vërshëllimave e protestave të tifozëve

Reali fiton mes vërshëllimave e protestave të tifozëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën