TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

U jepet lamtumira e fundit tre të rinjve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
U jepet lamtumira e fundit tre të rinjve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë

Qytetarë të shumë sot morën pjesën në varrimin e tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës. Përveç familjarëve e shokëve e shoqeve të klasës të Ideal Ramës, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morinës lamtumirën e fundit ua dhanë edhe shumë figura publike e politike në vend.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh se dita e sotme është ndër më të rëndat që i kanë përjetuar së fundmi. Ai tha se tre engjëjt që humbën jetë këtë të shtunë janë të Zotit dhe të parajsës.

“Kjo është një ditë e rëndë për secilin prej nesh, ndoshta një prej ditëve më të rënda që i kemi përjetuar rishtazi. Por, nuk ka ditë më të rëndë për familjen. Ideali, Rama edhe Vetoni tre djem të rinj, tre engjëj sot po i përcjellim në amshim, por këta janë të zotit, këta janë të parajsës. Ndërsa, për Imerin, Luanin për Shkëlzenin për gjithë ju në Jabllanicë, për familjet për nënat, për baballarët, për vëllezërit dhe motrat për të gjithë të afërmit, nuk e di qysh mundet me pas fjalë ngushëllimi më të mëdha se sa me qenë e gjithë Kosova sot këtu me ju. Ju kemi në zemër juve, i kemi në zemër tre engjëjt që e kanë humbur jetën”, tha ai.

Shoku i klasës së Idealit dhe Ramës, Ledion Humaj u shpreh se lajmi për ndarjen nga jeta të shokëve të tyre i ka tronditur pa masë.

Ai tha se Idealin, Ramën dhe Vetonin do t’i kujtojnë çdo herë si të qeshur, të sjellshëm e ambicioz.

“Me zemra të pikëlluara dhe dhimbje të thellë ne shokët dhe shoqet e klasës së Idealit dhe Ramës iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tragjike të Ideal Ramaj, Ramë Mehmetit dhe Veton Morinës, tre bashkëmoshatarëve tanë me të cilët sot po përshëndetemi fizikisht për të mos i harruar kurrë. I trishtë ishte lajmi për ndarjen nga jeta të shokëve tanë në lulen e rinisë. Ne kishim nevojë për buzëqeshjen e tyre në shkollë, për lojën dhe ngrohtësinë që çdo ditë na e dhuronin. Lajmi për ndarjen e tyre nga jeta ende pa e filluar mirë atë na ka tronditur pa masë të gjithëve duke na lënë boshllëk të madh në klasën dhe jetën tonë…Ideali dhe Rama ishin më shumë se shokë për ne. Shumë fragmente të jetës sonë janë të lidhura edhe me jetët e tyre. Ata janë pjesë e kujtimeve të përbashkëta gjithmonë të qeshur, të sjellshëm, ambicioz e të dashur e mbi të gjitha me edukatë. Tre shokët tanë do të na mungojnë të gjithëve, por ne nuk do t’i harrojmë kurrë shëmbëlltyrën e tyre prej nxënësve”, theksoi ai.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjakovë, Valon Myrta duke e konsideruar të pazakontë varrimin e tre shokëve të rinjë bashkë, theksoi se sa më e madhe është dhimbja, aq më e madhe është ndihma nga zoti.

“Vdekja është e mërzitshme, por jo e pazakontë. E pazakontë mund të jetë tre shokë të rinj t’i varrosim së bashku. Por, sa më e madhe që është dhimbja aq më e madhe është ndihma e zotit. Ndihma e zotit qoftë me ju, e me ne të gjithë. E gjithë Kosova e jo veç Gjakova kanë ardhur për të ndarë ndihmën me juve. Zoti u dhashtë durimin, por durimin ua shtoftë shpërblimin dhe këto jetëra të marr nga mesi juaj ua kompenzoftë me jetëra të reja”, deklaroi ai.

Në varrim morën pjesë figura të njohura politike si kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci dhe Mimoza Kusari Lila.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për vdekjen tragjike të tre të rinjve shprehu ngushëllime për familjarët dhe gjithë Kosovën.

Ai tha se populli i Kosovës e ka përjetuar me pikëllim të thellë humbjen e tre djemve nga Jabllanica.

Këtë të shtunë një objekt i pabanuar është shembur në Jabllanicë duke zënë tre fëmijë që ndodheshin në të. Për fat të keq tre fëmijët kanë humbur jetën.

Për vdekjen tragjik të tre të rinjve ngushëllime për familjarët shprehën edhe krerët institucional./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria në Gjakovë ngre aktakuzë kundër një të dyshuari për shitblerje narkotikësh

Ndoqi policin në Skoci me sharrë elektrike, shpallet fajtor shqiptari për tentim vrasje

Ndoqi policin në Skoci me sharrë elektrike, shpallet fajtor shqiptari për tentim vrasje

“Një kafe me kryetarin”, Bekë Berisha publikon foto me Ramën

“Një kafe me kryetarin”, Bekë Berisha publikon foto me Ramën

Kurti: Kosova drejt shndërrimit në qendër rajonale të industrisë së drurit

Hamza për Limajn: Jemi shokë dhe miq – nëse ka diçka konkrete, do të dalim sërish këtu

Hamza për Limajn: Jemi shokë dhe miq – nëse ka diçka konkrete, do të dalim sërish këtu

Ngritën çmimet e prodhimit në Kosovë

Ngritën çmimet e prodhimit në Kosovë

Tajvani investon 40 miliardë dollarë për kupolë mbrojtëse dhe armatim amerikan

Tajvani investon 40 miliardë dollarë për kupolë mbrojtëse dhe armatim amerikan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën