TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

61 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve

Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe një lokal, të cilat përbejnë rrezik për jetën e qytetarëve. Por, pavarësisht kësaj, nga kjo komunë thonë se nuk mund t’i rrënojnë ato pa lejen e pronarëve. Ndërsa arkitektet thonë se jetën e qytetarëve nuk po e rrezikojnë vetëm objektet e vjetra, por edhe të rejat.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
7 1
A A

Është vendi ku qytetarët çdo ditë e presin autobusin.

Por, ndërtesa prapa kësaj pritoreje në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, është në këtë gjendje.

Për këtë arsye, ky objekt ndodhet në mesin e 61 shtëpive që po paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

“Ne çdo gjashtë muaj bëjmë evidentimin dhe inspektimin e të gjitha këtyre objekteve. Raporti i fundit është bërë me 20 dhjetor të vitit të kaluar, ku janë evidentuar dhe është bërë inspektimi i gjithë këtyre hapësirave. I kemi evidentuar 61 shtëpi që janë në gjendje të keqe, 11 mure dhe një lokal”, ka deklaruar drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica.

Por, për rrënimin e këtyre objekteve, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica thotë se duhet leja e pronarëve.

“Në bazë të ligjit ne nuk mund të ndërhyjmë në pronën private dhe t’i rrëzojmë pa pëlqimin e pronarëve, sepse mund të përballemi me padi sic ka ndodhur më herët në rastet e kaluara, prandaj komuna është në procese gjyqësore për disa shtëpi që janë rrënuar më herët”.

E sipas arkitekteve, nuk janë vetëm këto objekte të vjetra të cilat po e rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Përderisa nuk ka certifikim të sigurisë, secili objekt pa pranim teknik përbën problem për sigurinë e banorëve për t’i shfrytëzuar ato. Aq më tepër objektet e pabanuar që për një kohë të gjatë nuk janë mirëmbajtur apo rinovuar, këto janë një rrezik permanent dhe patjetër që komuna duhet ose të certifikoj sigurinë e tyre apo edhe t’i rrënoj”, ka thënë arkitekti, Arsim Gërxhaliu.

Ndryshe, të shtunën mbrëma tre të mitur humbjen jetën nga shembja e një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Aleanca paralajmëron për nesër aktivitet te hyrja e Qeverisë

Aleanca paralajmëron për nesër aktivitet te hyrja e Qeverisë

Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt për vjedhjen në Leposaviq

Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt për vjedhjen në Leposaviq

KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash

KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash

Krerët e Luginës takohen me ministrin Hoxha: Konsullata shqiptare në Luginë është nevojë

Krerët e Luginës takohen me ministrin Hoxha: Konsullata shqiptare në Luginë është nevojë

Ballkani triumfon ndaj Vushtrrisë

Vritet ish-kampioni i botës në boks

Vritet ish-kampioni i botës në boks

Kërkohet ndihmë për përkrahësin më të njohur të sportit në Prizren

Kërkohet ndihmë për përkrahësin më të njohur të sportit në Prizren

Krerët e Luginës takohen me ministrin Hoxha: Konsullata shqiptare në Luginë është nevojë

Krerët e Luginës takohen me ministrin Hoxha: Konsullata shqiptare në Luginë është nevojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën