Sipas Kasumit për t’u gjetur të gjitha varrezat masive fillimisht duhet të plotësohet kërkesa e Kosovës për hapjen e arkivave të Serbisë. Por, ai tha se Serbia ka nxjerrë ligje që për 30 vite të mos hapen arkivat.
“Për t’u gjetur varrezat masive duhet të plotësohet kërkesa jonë e drejtë e që është përcjellur përmes përfaqesuesve tonë në Bruksel, që të hapen arkivat serbe për të cilat unë jam shumë skeptik sepse ata edhe kanë përvojë në këtë drejtim dhe kanë krijuar rregulla dhe ligj që arkivat e tyre i afatizojnë veç për një pjesë të atyre “fshehtësive shtetërore ushtarake e policore”. Po them kanë nxjerrë ligje që brenda 30 viteve ato arkiva është e pamundur të hapen”, ka thënë Kasumi në Tëvë1.
Sipas tij pala serbe ka vepruar në mënyrë institucionale dhe nga puna në terren ai tha se kanë arritur në informata dhe dokumente, ku janë njerëzit që janë vrarë janë groposur nëpër vende të ndryshme. Ai shtoi se në këtë mënyrë njerëzit do të kishin pasur mundësi që t’i identifikojnë familjarët e tyre.
“Ata kah përfundimi i luftës kanë bërë krime të pakontrolluara, i kanë marrë, i kanë bartë sa kanë mund, pshtjellë (përzier) mbetje mortore të viktimave civile nëpër varreza masive sa që është bukur punë e vështirë. Por, besoj që me ekspert dhe me mbështetje të Bashkësisë Ndërkombëtare do të arrijmë në fund kësaj pune”, ka shtuar Kasumi. /teve1.info/