TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamasi liron tri pengje, Izraeli nis t’i lirojë palestinezët e burgosur

by Tëvë1
2 vjet ago
2
A A
Hamasi liron tri pengje, Izraeli nis t’i lirojë palestinezët e burgosur

Militantët e Hamasit i kanë liruar tre burra të marrë peng, të cilët i kanë mbajtur në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli ka nisur t’i lirojë 183 palestinezë të burgosur nga burgjet izraelite, në kuadër të marrëveshjes që i ka ndalur luftimet intensive 15-mujore.

Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Militantët e Hamasit e kanë liruar Yarden Bibasin dhe izraelito-francezin Ofer Kalderon te zyrtarët e Kryqit të Kuq në qytetin e Han Junisit, ndërsa izraelito-amerikani Keith Siegel, në dukje i zbehtë dhe i dobët, i është dorëzuar Kryqit të Kuq në qytetin e Gazës, në pjesën veriore.

Të tre janë marrë peng në sulmin e Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor të vitit 2023, që e ka nxitur luftën. Lirimi i tyre e çon në 18 numrin e pengjeve të liruara prej nisjes së armëpushimit më 19 janar.

Të dyja zhvillimet kanë ndodhur shpejt, për dallim prej skenave kaotike që janë parë të enjten kur militantët e armatosur kanë pasur vështirësi që të kontrollojnë turmën gjatë lirimit të pengjeve.

Në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, mijëra persona janë mbledhur për të parë lirimin e pengjeve, që është transmetuar drejtpërdrejt të një ekran të madh.

Pak pasi Siegel ka arritur në Izrael, një autobus është nisur me 32 të burgosur për në Bregun Perëndimor. Rreth 150 të burgosur do të dërgohen në Gazë, apo do të dëbohen.

Sipas autoriteteve palestineze, 183 të burgosur palestinezë do të lirohen të shtunën, duke përfshirë dhjetëra që janë përballur me dënime të gjata apo me burgim të përjetshëm.

Armëpushimi ka synim të ndalë luftën më vdekjeprurëse dhe shkatërruese që ka ndodhur ndonjëherë mes Izraelit dhe Hamasit.

Marrëveshja e nisur dy javë më parë, ka mundësuar edhe hyrjen e ndihmave në Gazë, si dhe kthimin e palestinezëve në vendbanimet e tyre në veri të Gazës.

Në fazën e parë të armëpushimit gjashtëjavor, parashihet të lirohen 33 pengje izraelite, në këmbim të rreth 2.000 të burgosurve palestinezë.

Izraeli ka thënë se ka pranuar informacion nga Hamasi se tetë prej këtyre pengjeve janë vrarë nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit, ose kanë vdekur sa ka qenë nën robëri.

Izraeli dhe Hamasi do të nisin bisedime javën tjetër për fazën e dytë të armëpushimit, duke përfshirë diskutimet për lirimin e pengjeve të mbetura dhe zgjatjen e armëpushimit pa afat kohor.

Lufta mund të rinisë në mars, në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje.

Izraeli deklaron se është i vendosur ta shkatërrojë Hamasin, edhe pse grupi militant e ka rikthyer kontrollin në Gazë pas nisjes së armëpushimit.

Partneri i të djathtës ekstreme në koalicionin qeveritar të Netanyahut është duke bërë thirrje për rinisje të luftës, pas përfundimit të fazës së parë të armëpushimit.

Hamasi ka thënë se nuk do t’i lirojë pengjet e mbetura pa përfunduar lufta, dhe pa tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza.

Më shumë se 100 prej pengjeve të kapura më 7 tetor 2023, janë liruar në nëntor të po atij viti.

Rreth 80 pengje tjera vazhdojnë të jenë në Gazë, ndonëse disa besojnë se një e treta e tyre mund të jenë të vdekur.

Në sulmin e 7 tetorit, militantët e Hamasit kanë vrarë rreth 1.200 njerëz në Izrael.

Izraeli, më pas, ka nisur luftën, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 47 mijë palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë./Radio Evropa e Lirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeministri britanik dëshiron që Britania t’i ri-bashkohet BE-së

Kryeministri britanik dëshiron që Britania t’i ri-bashkohet BE-së

Mediumi boshnjak: Regjimi i Dodikut po sjell me autobusë votues nga Austria në prag të zgjedhjeve në BeH

Mediumi boshnjak: Regjimi i Dodikut po sjell me autobusë votues nga Austria në prag të zgjedhjeve në BeH

Dodiku sërish në Moskë: Vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

Dodiku sërish në Moskë: Vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

Kryeministri i Katarit e quan Netanyahun “kriminel lufte”

Kryeministri i Katarit e quan Netanyahun “kriminel lufte”

​Hoti: Institucionet po punojnë për shtimin e sigurisë në vendin e punës

​Hoti: Institucionet po punojnë për shtimin e sigurisë në vendin e punës

IKShPK jep këshilla për pushuesit që shkojnë në deti

Vaksinat kundër gripit pritet të arrijnë në Kosovë më 21 tetor, IKShPK tregon arsyen e vonesës

Kryeministri britanik dëshiron që Britania t’i ri-bashkohet BE-së

Kryeministri britanik dëshiron që Britania t’i ri-bashkohet BE-së

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Skenderaj, arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate 

“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë, institucionet të veprojnë pa vonesë

“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë, institucionet të veprojnë pa vonesë

Izraeli thërret tifozët për përkrahje kundër Kosovës

Izraeli thërret tifozët për përkrahje kundër Kosovës

Kusari-Lila: Integrimi rajonal duhet të sjellë rezultate konkrete për bizneset dhe qytetarët

Kusari-Lila: Integrimi rajonal duhet të sjellë rezultate konkrete për bizneset dhe qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën