TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bashkëluftëtarët e kujtojnë Zahir Pajazitin për guximin e tij në aksionet e para të UÇK-së

Në 28-vjetorin e vrasjes, bashkëluftëtarët e Zahir Pajazitit kujtuan kryekomandantin e tyre për të cilin thanë se shquhej për trimërinë dhe zgjuarsinë e tij në krye të aksioneve ndaj regjimit serb.

by Lindrit Zejnullahu
10 muaj ago
3 0
A A

Çdo 31 janar vijnë për homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, i cili u vra në vitin 1997 nga forcat serbe.

Avni Ajeti ishte një nga bashkëluftëtarët e parë të tij, ku tregon se ai ishte gjithmonë në krye të aksioneve.

“Zahiri e mori përsipër organizimin e njësiteve guerile ku në atë periudhë faktikisht figura e tij dhe roli i tij ishte në momentin kulmin më të madh domethënë që i bashkoi djemtë rreth vetes dhe filloi atentatet në mbi okupatorin e Serbisë”, tha bashkëluftëtari , Avni Ajeti.

Derisa Hasan Zeneli tregon një nga organizimet që kishte ndërmarrë Zahiri bashkë me shokë në atë kohë.

“Fillojmë prej datës 5 shtator 1995 kur Serbia i okupoi dhe mbylli shkollat shqipe dhe i mbushi me kolonë të ardhur nga Kroacia dhe vendet e tjera dhe ne menjëherë morëm vendim dhe hodhëm një bombë, bomba e parë kundër kolonizimit të Kosovës është hudh me 5 shtator 1995 në Podujevë rreth orës 21:30 minuta”, tha Zeneli.

Kurse Isak Shabani rrëfeu se përkundër mungesës së armatimeve, bashkë me Pajazitin gjithmonë kryenin me sukses aksionet.

“Ne vendosëm të fillojmë këtë punë, këtë luftë çlirimtare duke falënderuar Zahirin, pasi që Zahiri e ka thënë gjithmonë një thënie që gjithmonë e citoj: Çdo punë që niset qëllim mirë, përfundon qëllim mirë. Me të vërtetë kjo ka përfunduar mirë përkundër asaj që kemi pasë të bëjmë me një armik shumë të keq përkundër kësaj ne kemi arritë këtë liri të cilën e gëzojmë falë dëshmorëve të kombit”, tha Shabani.

E Shaip Haziri bëri të ditura momentet e fundit, disa minuta para ndarjes së përjetshme me ish-kryekomandantin e tyre.

“Momentin e fundit ka ardhë tash heroi i Kosovës Hakif Zejnullahu dhe na e ka anulu mu dhe Ilirit (Konushefci) shkuarjen me Zahirin edhe në 15:30 kemi insistuar pë së dyti herë që edhe ne të jemi bashkë në udhëtimin e tij të fundit të jetës së tij por prapë ka pasë qëndrim të prerë që jo, do të rrini në Prishtinë unë do të shkoj deri në Vushtrri dhe do të kthehemi kah rruga transit për Podujevë”, tha Haziri.

E homazhe pranë shtatores së heroit Pajaziti bëri edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani, e cila tha se liria për të cilën sakrifikoi ai, duhet të mbrohet vazhdimisht.

“…Ideali për të cilin luftoi Zahir Pajaziti me shokë duhet të na shërbejë sidomos ne ditët e sotme, sepse liria e sovraniteti nuk janë të mirëqena. Ato vazhdimisht duhet të mbrohen e të mirëmbahen”, tha presidentja Osmani.

Homazhe bëri edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe krerë të partive politike të opozitës bashkë me kandidatë për deputetë.

Më 31 janar 1997, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha u vranë nga regjimi serb, derisa ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën