TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamasi konfirmon vrasjen e shefit të tij ushtarak

by tëvë1
2 vjet ago
7
A A
Hamasi konfirmon vrasjen e shefit të tij ushtarak

Hamasi ka konfirmuar vrasjen e Mohammed Deif, kreut të krahut të tij ushtarak.

Konfirmimi vjen gjashtë muaj pasi Izraeli kishte njoftuar se e kishte vrarë Deifin. Izraeli kishte thënë se Deif ishte vrarë gjatë sulmeve ajrore në jug të Gazës korrikun e vitit 2024.

Deif për një kohë të gjatë kishte qenë udhëheqës i krahut ushtarak të Hamasit dhe Izraeli ka thënë se ai ishte një ndër arkitektët e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, që nxiti luftën 15-mujore në Gazë.

Për vite të tëra, Izraeli e kishte pasur atë në listën e personave më të kërkuar, ndërkaq që nga viti 2015 ishte në listën amerikane të “terroristëve ndërkombëtarë”, shkruan REL.

Deif i kishte mbijetuar një sërë atentatesh të Izraelit dhe ai nuk kishte dalë në publik për dekada të tëra.

Deif kishte marrë nën udhëheqje krahun ushtarak të Hamasit më 2002.

Izraeli gjatë luftës në Gazë ka vrarë edhe persona të tjerë të lartë të grupit  palestinez, përfshirë edhe shefin e krahut politik, Ismail Haniyeh.

Konfirmimi nga Hamasi për vrasjen e Deifit, vjen në kohën kur grupi po vazhdon lirimin e pengjeve, në bazë të marrëveshjes së armëpushimit të arritur më herët gjatë këtij muaji.

Marrëveshja parasheh lirimin e mijëra palestinezëve të burgosur në Izrael dhe kthimin e palestinezëve në veri të Gazës.

Lufta në Gazë nisi pasi më 7 tetor 2023, Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 47.000 palestinezë dhe enklava palestineze ka pësuar shkatërrime të mëdha.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani thotë se Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbush kushtet

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Irani është i gatshëm “si për të luftuar ashtu edhe për të negociuar”, thotë kryetari i parlamentit iranian

Kosovë – Austri, publikohen formacionet zyrtare

Kosovë – Austri, publikohen formacionet zyrtare

Ky është gjyqtari portugez që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë–Austri

Ky është gjyqtari portugez që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë–Austri

Pak orë para ndeshjes Kosovë – Austri, kështu duke zhveshtorja e “Dardanëve”

Pak orë para ndeshjes Kosovë – Austri, kështu duke zhveshtorja e “Dardanëve”

Zjarr në Torinë të Lipjanit, raportohet për dëme materiale

Zjarr në Torinë të Lipjanit, raportohet për dëme materiale

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00

Musliu para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së: Nuk i ikim përgjegjësisë, po mundohemi ta bëjmë më të mirën për Kosovën

Musliu para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së: Nuk i ikim përgjegjësisë, po mundohemi ta bëjmë më të mirën për Kosovën

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën