TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

by tëvë1
1 vit ago
2
A A
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë filluar reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë duke blerë armatim për FSK-në.

Ai ka thënë se Kosova ka rritur aftësinë edhe për të parandaluar çdo goditje

“Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë, nëpërmjet blerjeve të qëndrueshme ushtarake, kemi rritur jo vetëm gatishmërinë tonë për të mbrojtur integritetin dhe sigurinë e vendit, por edhe aftësinë për të parandaluar dhe rimëkëmbur nga çdo goditje”, ka thënë kryeministri Kurti, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Ai këto komente i bëri në konferencën me temën “Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes me synimin e ndarjes së praktikave më të mira dhe forcimit të bashkëpunimit në përballimin e sfidave të përbashkëta.

Kurti theksoi se qëndrueshmëria dhe gatishmëria janë domosdoshmëri shtetërore dhe kombëtare.

“Qëndrueshmëria është aftësia jonë për të parashikuar, përballuar dhe rimëkëmbur nga çdo goditje, qofshin ato fatkeqësi natyrore, akte të qëllimshme kundër infrastrukturës kritike apo sfida të tjera që vënë në rrezik qytetarët e Republikës dhe sovranitetin e shtetit. Kjo nënkupton jo vetëm reagimin, por edhe përgatitjen për çdo situatë të mundshme, duke minimizuar rreziqet dhe maksimizuar mbrojtjen e burimeve tona jetike”, deklaroi ai.

Kurti tha se Kosova  vazhdon që të gjitha përpjekjet e saj t’i bashkërendojë e t’i bëjë këmbëngulëse në drejtim të anëtarësimit në NATO.

Tags: kurtimbrotjaSiguria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vllasi: Koalicioni LVV-LDK do ta nxirrte Kosovën nga kriza

Vllasi: Koalicioni LVV-LDK do ta nxirrte Kosovën nga kriza

Drenori: Opozita mendoi se Osmani do ta dëmtonte Kurtin, por dëmtoi LDK-në

Drenori: Opozita mendoi se Osmani do ta dëmtonte Kurtin, por dëmtoi LDK-në

Numërohen gati gjysma e votave, ja kush janë kandidatët më të votuar

Numërohen gati gjysma e votave, ja kush janë kandidatët më të votuar

Mustafa: Opozita po reflekton pse vota e abstenimit ndaj LVV-së nuk shkoi tek ajo

Drenica kampione e Kosovës në futsall

Drenica kampione e Kosovës në futsall

Emisioni “Info Nata” 09.06.2026

Emisioni “Info Nata” 09.06.2026

Numërohen gati gjysma e votave, ja kush janë kandidatët më të votuar

Numërohen gati gjysma e votave, ja kush janë kandidatët më të votuar

Mustafa: Opozita po reflekton pse vota e abstenimit ndaj LVV-së nuk shkoi tek ajo

Mustafa: Opozita po reflekton pse vota e abstenimit ndaj LVV-së nuk shkoi tek ajo

Operacionet “White Star” dhe “Mega”, të mbështetura nga FBI-ja dhe Europoli, çojnë në arrestimin e tetë personave

Operacionet “White Star” dhe “Mega”, të mbështetura nga FBI-ja dhe Europoli, çojnë në arrestimin e tetë personave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën