Ka ndërruar jetë personi që u lëndua në Istog pas manovrimit me paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info drejtori i Emergjencës, Naser Syla i cili ka thënë se viktima ka pasur lëndime të rënda, të cilat nuk ka arritur t`iu mbijetojë plagëve.
“Është sjellë me lëndime të shumë të rënda edhe për kundër të gjitha masave reanimatore të ndërmarra ,nuk arriti t’iu mbijetojë lëndimeve të marra, kështu që ka ndërruar jetë”, është shprehur Syla./teve1.info/








