Për ngritjen e aktakuzës ndaj Hoxhës e ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.
Përmes një njoftimi për media nga Prokuroria kanë bërë të ditur se aktakuzë për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” është ngritur edhe për tre ish-zyrtarë të tjerë shtetërorë.
“Tre të pandehurit me inicialet F.M., Dh.H dhe G.D, në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, sipas Prokurorisë, i pandehuri E.T. dyshohet se ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /teve1.info/