Ministria e Mbrojtjes ka thënë se në muajin tetor të vitit 2024, janë liferuar 5730 palë çizme për pjesëtarët e UÇK-së.
Në reagim thuhet se 5730 palë çizme janë pranuar në depo dhe të njëjtat janë shpërndarë sipas planit të shpërndarjes së FSK-së dhe nevojave të pjesëtarëve.
Tutje, thuhet se duke marrë parasysh numrin total të ushtarakëve kjo sasi ka qenë e mjaftueshme për të gjithë pjesëtarët e FSK-së, madje çizme vazhdon të ketë edhe në stok.
“Kësisoj asnjë ushtar nuk ngelet pa çizme për mungesë sasie përveçse për ndonjë arsye tjetër të cilat nuk janë në domenin e Ministrisë së Mbrojtjes. E mirëpresim kritikën mediale kur bëhet mbi bazën e provave dhe informacioneve që duhet kërkuar nga vet institucioni për të zbardhur arsyet e rastit, por jo kur të njëjtat bëhen vetëm duke u nisur nga një fotografi që nuk pasqyron realitetin. Forca e Sigurisë së Kosovës do të njoftojë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes rreth rastit specifik. Ndërsa, qytetarët i sigurojmë që asnjë pjesëtar i FSK-së nuk ngelet pa çizme”, thuhet në reagim.







