Emri i Armando Brojës është lidhur me Napolin, por klubi italian po studion edhe alternativa të tjera për repartin e sulmit.
Një nga emrat që pëlqen shumë presidenti De Laurentiis është Giovanni Simeone, i cili po zhvillon një sezon fantastik me Hellas Verona.
16 gola dhe 6 asiste në Serie A për 26-vjeçarin argjentinas, me Hellas Verona që do t’i paguajë Cagliarit 12 milionë euro për kartonin e tij.
Por, Simeone, djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, mund të përfundojë te Napoli, që po ushtron “presion” për blerjen e tij.