TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump kontrollin e Grenlandës e sheh si “domosdoshmëri absolute”

by teve1
2 vjet ago
3
A A
Trump kontrollin e Grenlandës e sheh si “domosdoshmëri absolute”

Presidenti Donald Trump ka thënë se beson se SHBA-ja do të fitojë kontrollin e Grenlandës, pasi rishfaqi interes për marrjen e territorit autonom danez në javët e fundit.

“Unë mendoj se do ta kemi atë,” u tha ai gazetarëve në Air Force One të shtunën, duke shtuar se 57,000 banorët e ishullit “duan të jenë me ne”.

Komentet e tij vijnë pasi u raportua se kryeministrja daneze Mette Frederiksen këmbënguli se Grenlanda nuk është në shitje në një telefonatë  me presidentin javën e kaluar, raporton BBC.

Trump shfaqi ambicien e tij për blerjen e territorit të gjerë të Arktikut gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2019 dhe ka thënë se kontrolli amerikan i Grenlandës është një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë ndërkombëtare.

“Unë nuk e di vërtet se çfarë pretendimi ka Danimarka ndaj saj, por do të ishte një akt shumë armiqësor nëse ata nuk do të lejonin që kjo të ndodhte sepse është për mbrojtjen e botës së lirë,” shtoi ai.

“Unë mendoj se Grenlandën do ta marrim sepse ka të bëjë me lirinë e botës”, vazhdoi Trump.

“Nuk ka të bëjë fare me Shtetet e Bashkuara përveç se ne jemi ata që mund të sigurojmë lirinë. Ata nuk munden.”

Pavarësisht besimit të dukshëm të Trump, kryeministrat e Grenlandës dhe Danimarkës kanë thënë më parë se ishulli nuk ishte në shitje.

Grenlanda shtrihet në rrugën më të shkurtër nga Amerika e Veriut në Europë, duke e bërë atë strategjikisht të rëndësishme për SHBA-në. Ajo është gjithashtu shtëpia e një objekti të madh hapësinor amerikan.

Vitet e fundit, ka pasur një interes në rritje për burimet natyrore të Grenlandës, duke përfshirë minierat për minerale të rralla të tokës, uranium dhe hekur.

Megjithëse ishulli ka një autonomi të gjerë, ai mbetet pjesë e mbretërisë së Demarkut.

Ka disa mënyra se si Trump mund të ndjekë dëshirën e tij për të marrë territorin. I pyetur më herët në janar nëse ai mund të përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake apo ekonomike, Trump tha se nuk e përjashton.

Komentet e tij të fundit kanë shkaktuar tronditje në establishmentin politik danez, duke shkaktuar takime të organizuara me nxitim, të nivelit të lartë në Kopenhagë në fillim të këtij muaji .

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

16 javë protestë në Tiranë

16 javë protestë në Tiranë

Rama në Detroit për vendimin e Hagës: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër njerëzve, populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

Rama në Detroit për vendimin e Hagës: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër njerëzve, populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

OKB: Sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë mund të përbëjnë “krime kundër njerëzimit”

OKB: Sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë mund të përbëjnë “krime kundër njerëzimit”

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Trupi gjykues: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi

Mediumi gjerman kritikon vendimin e Hagës: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit u dënuan më pak

16 javë protestë në Tiranë

16 javë protestë në Tiranë

Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

Deputeti i VV-së i reagon Çitakut: Çështja e Speciales nuk duhet të trajtohet me kalkulime politike

“Kam humbë mijëra euro” – Bizneset në hall me rrymën e dobët në lagjen Taukbahçe në Prishtinë

“Kam humbë mijëra euro” – Bizneset në hall me rrymën e dobët në lagjen Taukbahçe në Prishtinë

Bariu dyshohet se kërcënoi turistët ndërkombëtarë në Bjeshkët e Nemuna, Prokuroria nis hetimet

Bariu dyshohet se kërcënoi turistët ndërkombëtarë në Bjeshkët e Nemuna, Prokuroria nis hetimet

Kulla: Kam qenë që në fillim kundër Gjykatës Speciale, kjo çështje nisi dhe u mbyll me padrejtësi

Kulla: Kam qenë që në fillim kundër Gjykatës Speciale, kjo çështje nisi dhe u mbyll me padrejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën