TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deklaratat e Kurtit për krijim të një Prokurorie të re shihen si tendencë për kapjen e sistemit të drejtësisë

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
18 1
A A

E deklaratat e kryeministrit Kurti për krijimin e një prokurorie të re në mandatin e ardhshëm, po shihen si një tendencë për kapjen e sistemit të drejtësisë.

“Me 9 shkurt, 500 mijë zemra ku rrahin porsi një, sjellim jo vetëm Kuvend të ri jo vetëm Qeveri të re, por edhe Prokurori të re”

Është deklaratë që e përmend në çdo tubim.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti në fushatë por edhe gjatë mandatit të tij qeverisës, vazhdimisht ka sulmuar sistemin prokurorial.

Ai thotë se me mandatin e tij të dytë, do të krijojnë një Prokurori të re siç thotë ai për të përndjekur kriminelët e oligarkët.

Por, sa është i realizueshëm ky premtim i Kurtit?

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson që deklarime të tilla janë tendencë për kapjen e këtij institucioni.

Sipas tij, roli i pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ duhet të jetë në reformat që nuk janë bërë ende në sistemin prokurorial.

“Nëse dëshiron që ta ndryshojë tërësisht mënyrën e funksionimit të sistemit prokurorial të Kosovës duhet të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që përpos shumicës së dyfishtë në Kuvend kërkon edhe shumicën e partive që përfaqësojnë minoritetet në Kosovë. Për këtë arsye deklarime të tilla nuk shkojnë në një vend që sundon ligji dhe që e proklamon sundimin e ligjit dhe janë mesazhe jashtëzakonisht negative në raport me sundimin e ligjit në Kosovë”, tha Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Edhe Anton Ndrecaj nga Instituti Clard thotë se ky premtim ka vetëm elemente të fushatës elektorale.

“Një tendencë e tillë që ekzekutivi t’i zgjedhë ose dekretojë dhe emëroj gjyqtarët dhe prokurorët është absolutisht e papranueshme. Unë nuk dua të besoj që kryeministri e ka një tendencë të tillë sepse kjo vërtetë është jashtëzakonisht e dëmshme jo vetëm për zhvillimin e demokracisë por është e dëmshme edhe për sundimin e rendit dhe ligjit”, deklaroi Anton Ndrecaj nga Instituti Clard.

Përpos kryeministrit Kurti, sulme ndaj Prokurorisë dhe Gjykatave ka pasur edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Arben Vitia intervistohet nga Prokuroria Speciale

Arben Vitia intervistohet nga Prokuroria Speciale

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Paralajmërimi i shtrenjtimit të energjisë elektrike, Hoti: Fatura më të larta dhe standard më i ulët jetese

​A do të votojë PDK-ja nënkryetarin e Kuvendit të propozuar nga Lista Serbe?

​A do të votojë PDK-ja nënkryetarin e Kuvendit të propozuar nga Lista Serbe?

Refuzohet padia e KOSTT ndaj ZRRE-së, vërtetohet vendimi i Gjykatës Komerciale

Refuzohet padia e KOSTT ndaj ZRRE-së, vërtetohet vendimi i Gjykatës Komerciale

Arben Vitia intervistohet nga Prokuroria Speciale

Arben Vitia intervistohet nga Prokuroria Speciale

Luis Enrique pranë rinovimit me PSG-në, zbulohen detajet e kontratës së re

Luis Enrique pranë rinovimit me PSG-në, zbulohen detajet e kontratës së re

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Paralajmërimi i shtrenjtimit të energjisë elektrike, Hoti: Fatura më të larta dhe standard më i ulët jetese

​A do të votojë PDK-ja nënkryetarin e Kuvendit të propozuar nga Lista Serbe?

​A do të votojë PDK-ja nënkryetarin e Kuvendit të propozuar nga Lista Serbe?

Refuzohet padia e KOSTT ndaj ZRRE-së, vërtetohet vendimi i Gjykatës Komerciale

Refuzohet padia e KOSTT ndaj ZRRE-së, vërtetohet vendimi i Gjykatës Komerciale

Mourinhos nuk i ndahet Real Madridi, Benfica sërish me “Mbretërit” pas shortit të Ligës së Kampionëve

Mourinhos nuk i ndahet Real Madridi, Benfica sërish me “Mbretërit” pas shortit të Ligës së Kampionëve

Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim

Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën