TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbët e veriut të Mitrovicës në mbështetje të protestës në Serbi

by tëvë1
2 vjet ago
17
A A
Serbët e veriut të Mitrovicës në mbështetje të protestës në Serbi

Rreth 100 qytetarë serbë kanë mbajtur të premten në veri të Mitrovicës 15 minuta heshtje në nderim të 15 personave që humbën jetën tragjikisht gati tre muaj më parë në Novi Sad, si dhe kundër represionit e torturave politike të regjimit aktual në Serbi.

Në këtë mënyrë ata u solidarizuan me qindra mijëra qytetarë të cilët po marrin pjesë sot në protestën e gjithëmbarshme në Serbi, në mbështetje të studentëve të cilët po luftojnë për një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë.

Organizatori i këtij aksioni, Sërgjan Gjorgjeviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, në thirrjen që ka bërë një ditë më herët përmes rrjeteve sociale, ka inkurajuar bashkëqytetarët e tij për pjesëmarrje në këtë aksion, duke shkruar “Jeta është shumë e shkurtër për ta shënuar frika”.

Në protestë u panë pankarta me mbishkrime “Më së vështiri është ta zgjosh njeriun i cili bëhet sikur flenë”, “dora e përgjakur” dhe të ngjashme, ndërsa u dëgjuan brohoritjet “Vuçiq në burg” dhe “Vuçiq është peder”.

Në anën tjetër, parlamenti studentor i të ashtuquajturit universitet i Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës, ka dalë kundër kësaj proteste. “Ai që ju mbështetë, po na vret. Distancohuni nga Kurti dhe të tjerët që duan copëtimin e Serbisë” është titulli i ftesës për studentë nga ana e këtij parlamenti studentor.

Ndryshe, 15 persona patën humbur jetën tragjikisht më 1 nëntor të vitit të kaluar pas shembjes së çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad, dhe prej atëherë janë organizuar protesta çdo ditë anembanë Serbisë, duke kërkuar kështu përgjegjësi për rënien e çatisë, ndjekjen penale të përgjegjësve për sulmin ndaj studentëve, si dhe përfundimin e represionit dhe torturave politike të regjimit aktual në Serbi./kp

Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

“Info Nata”- 10.09.2026

“Info Nata”- 10.09.2026

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Vuçiq përkujton Srebrenicën pa përmendur gjenocidin

Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi, Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën