TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lëvizja Vetëvendosje kritikohet për mungesën e programin zgjedhor

by tëvë1
10 muaj ago
4
A A
Lëvizja Vetëvendosje kritikohet për mungesën e programin zgjedhor

Megjithëse jemi në ditën e trembëdhjetë të fushatës zgjedhore në Kosovë, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka publikuar programin zgjedhor. Një gjë e tillë po kritikohet nga analistët politikë, të cilët thonë se ky është një veprim jo strategjik i partisë së kryeministrit Albin Kurti. Madje, sipas tyre, mungesa e programit zgjedhor tregon edhe paaftësinë e arrogancën e Lëvizjes Vetëvendosje para qytetarëve. Në anën tjetër, në LVV nuk kanë kthyer përgjigje se pse nuk e kanë publikuar programin zgjedhor dhe se kur planifikojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Për dallim prej Lëvizjes Vetëvendosje, programin zgjedhor e kanë publikuar, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Vetëvendosje ka nis fushatën elektorale me sloganin “Cep më cep”.

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress mungesa e programit zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje tregon paaftësinë për të paraqitur ofertën e tyre para qytetarëve.

“Mungesa e programit zgjedhor apo premtimeve ose kontratën që e bën partia, në këtë rast partia në pushtet me qytetarët apo votuesit e saj është se çka do të bëjë në katër vitet e ardhshme. Mendoj se pse s’ka program zgjedhor ka të bëjë me faktin se është thyer një lloj besueshmërie. Këta po premtojnë gjëra vetëm për të cilat janë duke folur por jo të shkruara, detajizuara dhe të harmonizuara edhe me projektet financiare. Është një ikje nga realiteti pasi më shumë po mundohen të krijojnë një show mediatik sesa seriozitet përmbajtjesor të programit zgjedhor…Në momentin që partia në pushtet se katër vite me gjithë këtë fuqi politike mos të jetë në gjendje që të formulojë të paktën edhe një program minimal kjo tregon arrogancë dhe një lloj paaftësie. Unë kisha thanë janë të dyja”, thekson Arifi.

Në anën tjetër, analisti politik, Dorajet Imeri, thotë se vonesa e publikimit të programit zgjedhor nga LVV-ja nuk është një veprim strategjik i tyre, ani pse në tubimet elektorale të kësaj partie po përmendet pikat kyçe të planeve të tyre për mandatin e dytë katërvjeçarë.

“Mbajtja e fushatës zgjedhore pa një program të shkruar nuk konsideroj se është veprimi më strategjik që ndonjë parti politike mund të ndërmarrë në fushatë zgjedhore. Përtej kësaj, partia politike në fjalë është duke i përmendur pikat kyçe në fushatën e saj. Por unë përsëri konsideroj që nuk është zgjidhja më e mirë që duhet bëhet. I rekomandoj secilës parti politike që të paraqesë disa nga pikat kyçe që më vonë në një program të shkruar tërësisht të detajuara, pasi kjo tregon seriozitetin e një partie dhe planin e qartë të veprimit që do të ndërmarrin për katërçiptët e ardhshme të mandatit që synojnë ta kenë për qeverisjen e vendit”, deklaron Imeri.

Fushata zgjedhore në Kosovë ka nisur më 11 janar, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt

ShareTweet

Postime të ngjashme

Emisioni “Ditari” 26.11.2025

Emisioni “Ditari” 26.11.2025

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i

KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Shkencëtarët zbulojnë pesë epokat e trurit

Shkencëtarët zbulojnë pesë epokat e trurit

Broja beson në cilësinë e Dritës, synon fitoren

Broja beson në cilësinë e Dritës, synon fitoren

Ramadani insiston se Drita është gati për Shkëndijën

Ramadani insiston se Drita është gati për Shkëndijën

Emisioni “Ditari” 26.11.2025

Emisioni “Ditari” 26.11.2025

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën