TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Menaxhmenti i Terminalit në Han të Elezit i reagon Kurtit: Tendencë për denigrim

by tëvë1
1 vit ago
3
A A
Menaxhmenti i Terminalit në Han të Elezit i reagon Kurtit: Tendencë për denigrim

Menaxhmenti i kompanisë, Terminali sh.p.k. në Han të Elezit ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti i cili në një takim më 14.01.2025 në një takim në këtë qytet ka akuzuar këtë terminal për keqpërdorime.

Në reagim e tyre thuhet se deklarimi i Kurtit ka qenë tendencë për denigrim dhe poshtërim.

Poashtu në reagimin dërguar mediave thuhet se Kurti me politika të gabuar kanë vendosur që të shpronësojnë terminalet e mallrave duke përfshirë edhe atë të Hanit të Elezit, që sipas tyre ende pa filluar shpronësimi punëtorët janë larguar nga puna.

Reagimi i plotë:

Paraqesim shqetësimet tona për tubimin e mbajtur me datë 14.01.2025 në qytetin e Hanit të Elezit, ku kryeministri para masës ka deklaruar kështu: ”E k’tu n’Han të Elezit kanë vjedhë ma shumë se dhënë (dele), kanë vjedhë ma shumë se tufë delesh, k’tu e keni pasë një terminal doganor privat qe ka vjedhë, 20 vjet kanë vjedhë me at’ far’ terminali”.
Ne si kompani ndjejmë obligim moral që të informojmë opinionin publik, duke demantuar fjalimin e tij. Ne nuk mund të rrijmë duarkryq e të heshtim përballë tendencave për denigrim dhe poshtërim të kompanisë sonë, nga ana e kreut të Qeverisë. Për hirë të së vërtetës dhe informim të opinionit për të demantuar këtë shpifje, ne do të ofrojmë fakte se kompania jonë nuk është e tillë siç tha kryeministri, edhe pse Prezumimi i pafajësisë, nënkupton që barra e provës është mbi atë që deklaron dhe pretendon diçka, e jo tek ai që mohon. Është parim që një i akuzuar për kryerjen e një vepre penale, konsiderohet i pafajshëm derisa të faktohet fajësia e tij. Pra, kërkojmë tani nga ai të ofrojë argumente për pretendimet e tij.
Kompania jonë është themeluar ne vitin 2010 në valën e 40-të të privatizimit në Kosovë në mënyrë të ligjshme. Nga ajo kohë deri tani kanë kaluar afër 15 vite që ne operojmë në tregun e Kosovës duke ofruar shërbime, punësuar njerëz, paguar taksa dhe në përgjithësi duke zhvilluar aktivitetin ekonomik me të gjitha vështirësitë që ballafaqohen bizneset në Kosovë. Pra, kompania jonë, është pjesë e ekonomisë së Kosovës, ka numër të identifikimit, ka adresë, ka asete, ka menaxhment dhe administratë, ka të punësuar, ka të hyra që i ka realizuar në përputhje me kërkesat ligjore, ka dëshmi për pagesat e tatimeve dhe taksave në buxhetin e Republikës së Kosovës. Për hirë të korrektësisë, ne kemi punësuar mesatarisht rreth 30 punëtorë per 15 vite, kemi paguar rreth tre milionë e pesëqindmijë euro taksa në buxhetin e Republikës së Kosovës.
Politika e gabuar e zhvlillimit ekonomik të qeverisë Kurti, me arsyetimin e “interesit publik” ka vendosur që të shpronësojë Terminalet e mallrave e në mesin e tyre edhe kompaninë tonë. Ende pa filluar shpronësimi, vërehet “interesi publik”: punëtorët janë larguar nga puna, është kontraktuar një kompani private e cila do të pasurohet në kurriz të punëtorëve pasiqë ajo do të përfitojë të hyra nga kontrata që ofron për shërbimet e sigurimit të terminalit, kurse punëtorët do të përfitojnë një pagë minimale shumë më ulët se pagat qe ua kemi paguar deri tani.
Poashtu, vërehet “interesi publik” edhe te efektet buxhetore në arkën e shtetit, në vend që të realizojë të hyra nga tatimet e terminaleve, arka e shtetit do të varfërohet duke paguar shpenzimet e operimit të terminaleve. “Interesi publik” gjithashtu vërehet edhe nga përfitimi i kompanive te rajonit në shtete si: Serbia, Turqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Greqia të cilat përfitojnë direkt për shkak se nuk do të paguajnë më shërbime të terminalit. Në bazë të statistikave rreth 80% të klientëve të terminaleve janë kompani nga këto shtete dhe vetëm 20% jane kompani nga Kosova. Në anën tjetër kompanitë kosovare paguajnë shërbime të terminalit në të gjitha këto shtete.
Lusim pushtetin që nëse nuk mund t’i ndihmoni bizneset ashtu siç ka ndodhur deri tani, të paktën mos u mundoni t’i denigroni, t’i dëmtoni e t’i dobësoni. Jemi mësuar e kalitur të bartim mbi supet tona gjithë ato vështirësi të periudhës
paslufte e tranzicionit, e tani lëreni të ballafaqohemi me problemet që i ka të bërit biznes e mos na vështirësoni!
Në fund, ftojmë kryeministrin Albin Kurti të reflektojë dhe të kërkojë falje publikisht për dëmtim të imazhit të
kompanisë!

ShareTweet

Postime të ngjashme

ATK: Nga 1 qershori, pagesat mbi 2 mijë euro me individë s’lejohen me para cash

ATK: Nga 1 qershori, pagesat mbi 2 mijë euro me individë s’lejohen me para cash

Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare: Synohet zgjidhje për Rugovën, Lugun e Butë dhe Deçanin

Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare: Synohet zgjidhje për Rugovën, Lugun e Butë dhe Deçanin

Hoti vizitoi Qendrën e Aftësimit Profesional në Mitrovicë

Hoti vizitoi Qendrën e Aftësimit Profesional në Mitrovicë

Gjini: Nëse duam spitale moderne, shkolla cilësore e paga dinjitoze, duhet fuqizuar ekonomia

​Gjilan: Hajnat me maska thyejnë kasafortën e qendrës tregtare, vjen 12 mijë euro

​Dy vjedhje të parave për humanizëm në Obiliq, dy të dyshuarit në ndalim 48 orë

Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai, katër prej tyre akuzohen për trafikim droge

Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai, katër prej tyre akuzohen për trafikim droge

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën