TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Rugova luajti një rol kyç në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

by Tëvë1
1 vit ago
4
A A
Kurti: Rugova luajti një rol kyç në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 19-vjetorin e vdekjes së tij.

Kryeministri ka thënë se Rugova i ka mbetur në kujtesë si një njeri i urtë, paqësor dhe besnik ndaj rrugës së dialogimit në politikë.

“Në fillet e angazhimit tim politik, më 1997, kam patur rastin ta takoj dy herë Presidentin Ibrahim Rugova, prej kur figura e tij më ka mbetur në kujtesë në trajtën e imazhit të një njeriu të urtë, paqësor dhe besnik ndaj rrugës së dialogimit në politikë. Sot janë bërë 19 vite nga 21 janari i vitit 2006, kur Dr. Ibrahim Rugova vdiq në moshën 61 vjeçare, duke lënë pas infrastrukturën e një tradite të madhe politike, institucionale dhe studimore”, ka shkruar Kurti.

Derisa, ai tha se konsistenca e tij retorike me kërkesa për liri, pavarësi dhe demokraci për Kosovën, u dëgjua si mesazh autentik në të gjitha kancelaritë e shteteve të Evropës dhe në ShBA-të.

Ndërkohë, Kurti në përvjetorin e vdekjes së Rugovës ka bërë të ditur se është botuar një libër për ta kujtuar ish-presidentin dhe për t`u njohur me profilin politik të tij.

“Dr. Ibrahim Rugova i ka lënë Kosovës një trashëgimi të madhe politike, institucionale dhe letrare e studimore, e cila është mbledhur dhe studiuar, por që edhe më tutje pritet të njihet dhe të studiohet nga politologët, historianët, filozofët dhe kritikët e letërsisë. Në muajt e fundit, korpusit të botimeve për Presidentin Ibrahim Rugova, u është shtuar dhe një botim i veçantë për raportimet e shtypit italian dhe gjerman për Presidentin Rugova. I përgatitur për botim nga studiuesi Bejtullah Destani, ky libër mund të merret si një hyrje e mirë për t’u njohur me profilin politik të Presidentit Rugova, parë nga perspektiva e raportimeve të mediave ndërkombëtare dhe si një mënyrë për ta kujtuar atë në këtë përvjetor të vdekjes së tij”, ka theksuar i pari i Qeverisë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me shtatë migrantë në kamion

Arrestohen dy të mitur për tentim vrasje në Drenas

Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një gruaje në Vushtrri

Sot 27-vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjakovës

Sot 27-vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjakovës

Me votat e mazhorancës miratohet buxheti “emergjent” i vitit 2026

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me shtatë migrantë në kamion

Arrestohen dy të mitur për tentim vrasje në Drenas

Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një gruaje në Vushtrri

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës

Për herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet nga ajri i ndotur

Sot 27-vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjakovës

Sot 27-vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjakovës

Me votat e mazhorancës miratohet buxheti “emergjent” i vitit 2026

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare

Parashikimi i motit për sot

Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën