Sipas tij, diplomacia ekonomike të cilën për herë të parë dhe kaq të qëlluar po e zhvillon kryeministri me kabinetin e tij, është ajo që i ka munguar Kosovës në vitet e fundit.
“Diplomacia ekonomike të cilën për herë të parë kaq direkt dhe kaq të qelluar po e zhvillon kryeministri me kabinetin e tij, është ajo qe na ka munguar këto vitet e fundit. Vizitat në kompanitë më të njohura në teknologji dhe inovacion të ShBA-së është përfaqësimi më i mirë që mund të na bëhet në këtë kohë kur vendit tonë i duhen vende pune për rininë e cila po largohet nga pamundësia që talentet e tyre t’i kthejnë në vende pune”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Kërçeli thotë se Qeveria e Kurtit i ka përfaqësimet më të mira dhe në diplomaci ushtarake dhe atë klasike.
“Sigurisht kjo qeveri i ka përfaqësimet më të mira edhe në diplomaci ushtarake dhe në diplomaci klasike. Shumë shpejt keni për t’i pa rezultatet”, tha më tej ai. /teve1.info/