Sipas AGK-së, gazetarja e kanalit televiziv Al-Jazeera, Shireen Abu Akleh ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë në operacionin e një bastisjeje të ushtrisë izraelite në kampin Jenin.
“Gazetarja e kanalit televiziv Al-Jazeera, Shireen Abu Akleh, ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë në operacionin e një bastisjeje të ushtrisë izraelite në kampin Jenin. Abu Akleh raportohet se në momentin që u vra e kishte të veshur qartë xhaketën me shenjën Press. Vdekjen e saj e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, që ka njoftuar se ka mbetur i plagosur edhe një gazetar i gazetës Al-Quds, i cili është në gjendje stabile”, thuhet në njoftim.
Nga AGK-ja kanë thënë se SHBA-ja ka bërë thirrje për hetim ndaj vrasjes së gazetares.
“Televizioni me bazë në Katar e ka akuzuar Izraelin për vrasjen, kurse SHBA-ja ka bërë thirrje për hetime. Teksa, Qeveria izraelite ka thënë se do të hetojë rrethanat e incidentit të rëndë. Abu Akleh ishte për një kohë të gjatë fytyra kryesore e raportimit nga territoret palestineze. Vrasjen e gazetares e ka e ka dënuar Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ)”, thuhet më tej në njoftimin e AGK-së. /teve1.info/