TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lëngje frutash dhe perimesh që ju mbrojnë nga gripi

by teve1
2 vjet ago
2
A A
Lëngje frutash dhe perimesh që ju mbrojnë nga gripi

Vitamina C është një nga vitaminat më popullore në botë. Ajo ka marrë famë për aftësinë që ka në të luftuarit e të ftohtit dhe forcimin e sistemit imunitar.

Duke qenë se vitamina C tretet në ujë dhe organizmi nuk arrin ta prodhojë vetë, njeriu duhet të ushqejë trupin vazhdimisht me këtë vitaminë.

Rregulli i përgjithshëm është që të rriturit duhet të konsumojnë rreth 75-90 miligramë vitaminë C në ditë, por ka studime që rekomandojnë të paktën 500 miligramë në ditë.

Disa njerëz arrijnë të përballojnë edhe doza më të larta deri në 2000 miligramë vitaminë në ditë.

Ndaj sasia e 500 miligramëve konsiderohet një kufi i shëndetshëm, por kur bëhet fjalë për suplementë, këshilloheni që si fillim të konsultoheni me një mjek.

Më poshtë, do të gjeni një listë me lëngje të plota frutash dhe perimesh të pasura me vitaminë C.

Portokalle dhe kunguj të njomë

Përbërësit

1 kungull të njomë ose kungulleshkë

1 portokall

Lëngu i një gjysëm limoni të shtrydhur

1 lugë gjelle me fara lini

1 filxhan me kuba akulli

Kur vjen puna tek lëngjet e plota, kungulli i njomë futet në listën e artikujve të anashkaluar.

Por niveli i lartë i kaliumit dhe vitaminës B6 e bën kungullin të domosdoshëm për këto lëngje.

Vitamina B6 ndihmon në trajtimin e disa çrregullimeve psikologjike dhe fizike, duke nisur që nga sëmundjet e zemrës, depresioni, gurët në veshka dhe humbja e kujtesës.

Portokalle, Spinaq dhe Luleshtrydhe

Përbërësit

42 gramë spinaq

1 portokalle e qëruar

Gjysëm filxhani me luleshtrydhe

Gjysëm lugë çaji me kanellë

1 filxhan me qumësht me pak yndyrë

1 filxhan me kuba akulli

Ky lëng është i pasur me fibër dhe plot shije. Portokalli dhe luleshtrydhet të sjellin pranverën ndërkohë që spinaqi shumë i pasur me hekur i dhuron energji të menjëhershme organizmit.

Kanella i jep një dimension shtesë çdo lëngu dhe së bashku me qumështin e bën lëngun kremoz sipas preferencës.

Portokalle, Panxhar dhe Karrotë

Përbërësit

140 gramë karrota të prera

1 kokërr panxhar

1 portokall i qëruar

1 gotë ujë

1 filxhan me kuba akulli

Ky lëng është i pasur me fibër dietike. Panxhari është një burim i mirë i fibrës dhe kaliumit, një mineral thelbësor për muskujt, ekuilibrat e lëngjeve dhe tensionit të gjakut.

Karrotat janë ndër perimet më të ushqyeshme që ofrojnë shumë minerale dhe një sasi të konsiderushme të vitaminës A./AgroWeb

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

Përfitimet shëndetësore nga buka e misrit

Përfitimet shëndetësore nga buka e misrit

Proteinat bimore – Cilat janë më të mirat dhe a mund ta zëvendësojnë vërtet mishin?

Proteinat bimore – Cilat janë më të mirat dhe a mund ta zëvendësojnë vërtet mishin?

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

“Info Nata”- 10.09.2026

“Info Nata”- 10.09.2026

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën