TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Stradner: Vuçiq planifikon lëvizje të re ndaj protestave masive në Serbi

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​Stradner: Vuçiq planifikon lëvizje të re ndaj protestave masive në Serbi

Analistja Ivana Stradner ka komentuar zhvillimet e fundit në Serbi pas protestave dhe vendosjes së sanksioneve të SHBA-së ndaj NIS për shkak të pronësisë ruse.

Stradner thotë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq planifikon një lëvizje të re javën e ardhshme ndaj protestave masive të studentëve, pasi ai ka nevojë për më shumë përshkallëzime dhe gjak në rrugë, sidomos pas sanksioneve të fundit amerikane.

“Ai (Vuçiq) është në situatë shumë të pakëndshme. Ai ka afate që nuk mund t’i përmbushë. Rusia ka të ngjarë të mos e lejojë të blejë Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) dhe disa ditë më parë media e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë i dërgoi atij një mesazh të qartë. Ndërkohë, amerikanët kanë mbaruar me premtimet e tij të rreme dhe nuk do të tolerojnë më marrëzitë e tij”, shkruan Stradner në platformën X.

Ndonëse Vuçiq ka njerëz të afërt me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, analistja Stradner vë dyshime se Donald Trump do të heqë sanksionet, duke përkujtuar se ai kishte shprehur më herët qartë qëndrimin e SHBA-së për energjinë dhe Rusinë në Ballkan.

“Vuçiq është thellësisht ka paranojë me protestat dhe perspektivat e tij për të qëndruar në pushtet, andaj ai duhet të kontaminojë situatën aktuale me më shumë përshkallëzime brenda vendit, në mënyrë që t’i tregojë Moskës dhe Uashingtonit se i nevojitet më shumë kohë për të zgjidhur këtë situatë pasi ai po “lufton” me protesta. Me fjalë të tjera, 9 marsi i Millosheviqit në rrugë në Serbi mund të ndodhë. Megjithatë, me të vërtetë shpresoj se nuk do të…”, ka shkruar Stradner.

Kujtojmë, studentët bllokuan sot Fakultetin Filozofik në Beograd duke u bërë thirrje pedagogëve që të solidarizohen dhe të luftojnë së bashku për kushte më të mira për arsim dhe edukim.

“Lufta jonë nuk është një luftë kundër, por një luftë për: për arsim cilësor, për kushte dinjitoze të punës dhe për një të ardhme të përbashkët në të cilën dija dhe arsimi vlerësohen dhe mbështeten”, thonë studentët.

Ata kanë paralajmëruar për nesër protestë para Ministrisë së Arsimit nga 16:00, , ndërsa për ditën e hënë në orën 11:00 është paralajmëruar protestë e pedagogëve përballë Fakultetit Filozofik në Beograd, si dhe ndërprerje e plotë e punës në një numër të madh të shkollave fillore dhe të mesme, shkruan KP.

Protestat në Serbi shpërthyen pas tragjedisë në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku për pasojë nga shembja e strehës së rinovuar të hekurudhës vdiqën 15 persona dhe disa të tjerë pësuan lëndime.

Tags: serbiTeve1Vuçiq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia pret të gozhdohet nga Evropa: Përgjegjësit për Banjskën në burg

BE-ja thotë se Serbia duhet t’u shmanget varësive strategjike jashtë rrugës evropiane, pasi bleu raketa nga Kina

​Shpërthim i fuqishëm në Teheran gjatë protestave vjetore për Ditën e Quds-it

​Shpërthim i fuqishëm në Teheran gjatë protestave vjetore për Ditën e Quds-it

Aeroplan amerikan KC‑135 rrëzohet në Irak

Aeroplan amerikan KC‑135 rrëzohet në Irak

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Muja: Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të

Muja: Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të

Kurti emëron Gërvallën edhe si  koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

Kurti emëron Gërvallën edhe si koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

MPJ: Dakaj pritet të lirohet nga Serbia në janar

Protesta e nesërme në territorin e Serbisë afër Jarinjës, MPJD: Shfrytëzoni rrugët alternative, planifikoni me kohë lëvizjet

A është shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut? – e sqaron ish-presidenti Pendarovski

A është shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut? – e sqaron ish-presidenti Pendarovski

Emisioni “Info Nata” 13.03.2026

Emisioni “Info Nata” 13.03.2026

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Pendarovski flet për raportet me shqiptarët: Marrëdhëniet ndëretnike mbeten sfidë, politikanët të jenë më të zëshëm

Pendarovski flet për raportet me shqiptarët: Marrëdhëniet ndëretnike mbeten sfidë, politikanët të jenë më të zëshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën