TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

by tëvë1
2 vjet ago
6
A A
Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk është deklaruar nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

E pyetur nga gazetarët nëse ka marrë një ftesë për inaugurim, ajo tha se përgjigja për këtë pyetje do të kthehet përmes emailit.

“Iu lus t’i drejtoheni kabinetit dhe zyrës për media dhe do t’iu kthejnë përgjigje sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sa më parë të jetë e mundur do t’iu kthejmë përgjigje. Faleminderit për mirëkuptim”, tha ajo.

Kështu është shprehur Osmani pas homazheve pranë përmendores së heroit Kadri Zekës, me ç’rast kujtoi sakrificën e heronjve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, shkruan kp.

“Sot është 17 janari, ditë e dhimbshme për Republikën e Kosovës. Në këtë përvjetor, më shumë se 4 dekada më parë u vranë pabesisht në një atentat Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Sot jemi sikurse çdo vit në nderim të tyre, sepse qysh atëherë i pamë në mënyrën më mizore përpjekjet e Serbisë për të ndaluar kauzën tonë kombëtare dhe rezistencën tonë kombëtare për liri. Mirëpo, siç dihet asnjëherë regjimet e tilla hegjemoniste, regjimet gjenocidale nuk mund ta ndalin shpirtin e një populli të tërë për të jetuar të lirë. Edhe sot përkujtojmë me dhimbje sakrificën e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për liri. Njëkohësisht sot është edhe përvjetori i vrasjes makabre dhe atentatit ndaj Smajl Hajdarajt, i cili u vra fatkeqësisht pas luftës por po ashtu nga njerëz që ishin kundër lirisë së Kosovës. E përkujtojmë edhe atë me dhimbje dhe njëkohësisht bëjmë thirrje të vënë autorët para drejtësisë dhe institucionet tona të drejtësisë të bëjnë çmos në mënyrë që ata kryen këto vrasje edhe pasluftës të përballen me drejtësi”, tha Osmani.

Më 17 janari 1982 u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Atentati mbi vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë./

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Fëmijë midis tre të vrarëve në sulmet me raketa ruse pranë Kievit

Fëmijë midis tre të vrarëve në sulmet me raketa ruse pranë Kievit

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Kolona në dalje nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

Kolona në dalje nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon sot, pavarësisht mbarimit të afatit kushtetues

Moti sot

Moti sot

Betohen deputetët, seanca ndërpritet pas kërkesës së Kurtit – krejt çka ndodhi sot në Kuvend

Dështon konstituimi i Kuvendit sipas afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese

Haziri: Partia e parë duhej ta hapte rrugën sonte për seancë

Haziri: Partia e parë duhej ta hapte rrugën sonte për seancë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën