TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë të energjisë, kjo është vlera e kredisë me BERZH

by tëvë1
1 vit ago
9
A A
Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë të energjisë, kjo është vlera e kredisë me BERZH

Rreth 400 ndërtesa publike do të izolohen sipas parimeve të efiçencës së energjisë në Kosovë.

Kjo pas nënshkrimit të marrëveshjes të premten mes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se kredia nga BERZHI është në vlerë prej 50 milionë euro, ndërsa projekti në total është 86 milionë euro.

Sipas tij, përfituesit kryesor nga ky projekt do të jenë qytetarët e vendit.

“Kjo marrëveshje përforcohet dhe shumëfishohet edhe më tej me grante dhe mbështetje shtesë të siguruar nga institucionet të tjera partnere, siç janë BE-ja apo edhe Qeveria e Danimarkës. Ky hap ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për qytetarët që shfrytëzojnë shërbimet nga ky investim. Ideja është që të bëhet një investim me rreth 400 ndërtesa publike në mënyrë që ato të izolohen dhe të rriten masat e efiçencës në to. Vlera totale e projektit është 86 milionë euro…Objektivi kryesor që synojmë të arrijmë përmes këtij bashkëpunimi është përmirësimi i efiçencës së energjisë, kushte më të mira, kursim të energjisë si dhe reduktim të emetimeve të gazrave”, tha ai.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se projekti do të ndikojë në uljen e konsumit të energjisë. Sipas saj, stoku i ndërtesave në Kosovë konsumojnë rreth 40 për qind të energjisë në vend.

“Kosova konsumon sot mesatarisht katër herë më shumë për një njësi të bruto-produktit vendor të prodhuar në krahasim me mesataren e BE-së. Në kuadër të këtij konsumi enorm, stoku i ndërtesave konsumon mbi 40 për qind të totalit të energjisë që konsumohet në vend. Kjo e vë në perspektiv se sa e rëndësishme është që ndërtesat tona të jenë të izoluara mirë dhe të kenë masat e efiçencës në mënyrë që konsumi i gjithmbarshëm në vend të ulët dhe të lehtësojë edhe sistemin tonë elektro-energjetik”, tha ajo./kp

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

“InfoNata” 26.03.2026

“InfoNata” 26.03.2026

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria mposhtet në Poloni

Shqipëria mposhtet në Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën