Hendbollisti i rëndësishëm i Kombëtares së Kosovës, Kastriot Jupa, e ka vazhduar edhe për dy vjet kontratën me klubin gjerman Cottbus.
Me kontratën e re, pivoti Jupa do të jetë te Cottbusi deri në verën e vitit 2027.
Ai është shumë i rëndësishëm te Cottbusi, ndërsa te Kosova është zëvendës-kapiten dhe lojtari me më së shumti paraqitje, jo vetëm në hendboll.
Te Cottbusi janë shprehur të lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me hendbollistin nga Gjakova.
Jupa në fund të dhjetorit e pësoi një lëndim të gjurit, ndërsa javën e kaluar iu nënshtrua operimit, që kaloi me sukses.
Ai ka dëmtuar ligamentet dhe për të ky edicion ka përfunduar, teksa për shkak të lëndimit mungoi në Kombëtare në turneun “Yellow Cup”.