TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj nga tubimi në Suharekë: Koha e improvizimeve dhe paaftësisë ka marrë fund

by teve1
1 vit ago
0
A A
Haradinaj nga tubimi në Suharekë: Koha e improvizimeve dhe paaftësisë ka marrë fund

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj në tubimin e mbajtur të martën në Suharekë ka thënë se koha e improvizimeve dhe paaftësisë ka përfunduar.

Sipas Haradinajt Suhareka është shembull i gjallë se si duhet të qeveriset me vizion, përkushtim dhe partneritet të ngushtë me sektorin privat.

Ai ka shtuar se Ujëmbledhësi i Dragaqinës, stadiumi i ri dhe ngrohtorja qendrore nuk janë thjesht premtime por sipas tij janë projekte konkrete që do të realizohen.

“Suhareka është shembulli i gjallë se si duhet të qeveriset – me vizion, përkushtim dhe partneritet të ngushtë me sektorin privat. Nën udhëheqjen e Bali Muharremajt, ky qytet është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik. Ujëmbledhësi i Dragaqinës, stadiumi i ri dhe ngrohtorja qendrore nuk janë thjesht premtime – janë projekte konkrete që do të realizohen për një cilësi më të mirë jetese. Ekipi ynë për Kuvendin e Kosovës – Bali Muharremaj, Albana Bytyqi, Kymete Bajraktari, Samir Bytyqi, Driton Maliqaj, Mensur Selimaj, së bashku me partnerët tanë nga koalicioni Jehona Rrafshi Lumi dhe Murtez Zekolli – është garanci për realizimin e programit tonë për Kosovën ku fitojnë të gjithë. Pjesë e këtij plani, është anëtarësimi direkt në NATO, rritja e pagës minimale dhe pensioneve në 500 euro, pagës mesatare në 1000 euro dhe trefishimi i buxhetit për bujqësi.

Ndërtimi i termocentralit të ri me gaz amerikan do t’i japë fund varësisë energjetike nga Beogradi dhe do të ulë çmimet e energjisë për çdo familje. Pakoja për Mirëqenien e Familjes do të sigurojë që asnjë familje të mos mbetet pa përkrahje. Këto janë planifikime të detajuara për transformimin e Kosovës. Koha e improvizimeve dhe paaftësisë ka marrë fund. Më 9 shkurt, votoni 137 për Kosovën Fituese – për një shtet me ushtri të fortë, sundim të ligjit dhe prosperitet ekonomik për të gjithë”, ka deklaruar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

PZAP: Votimi  jashtë vendit, vetëm në hapësirat e qendrave diplomatike

PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe, refuzohen të Bekim Haxhiut dhe të tjerat

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

PZAP ka pranuar deri më tani 7 ankesa për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Haxhiu: Marrëveshja e Ohrit nuk kalon për PDK-në, sanksionet do të largohen me negocim

Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

Sot afati i fundit për ankesa në PZAP

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën