Arbër Hoxha, pritet të jetë titullar i padiskutueshëm në stinorin pranveror te Dinamo e Zagrebit.
Mediumet kroate, kanë bërë të ditur të martën, se trajneri i ri i Dinamos, Fabio Cannavaro është bindur nga cilësitë e Hoxhës.
Hoxha ka treguar paraqitje të mira gjatë fazës përgatitore, të cilën Dinamo po e kryen në Antalia të Turqisë.
Në dy ndeshje miqësore, Hoxha ka shënuar dy gola për ta bindur Cannavaron se meriton të jetë startues në ekipin e tij.
Hoxha ka shënuar gol në barazimin e Dinamos 2:2 ndaj Shakhtarit, si dhe fitoren 3:1 ndaj Lech Poznanit të Polonisë.
Sulmuesi i krahut, në stinorin vjeshtor ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në kampionatin kroat, ndërsa ka regjistruar 23 paraqitje në të gjitha garat.
Hoxha 26-vjeçar, para një viti iu bashkua Dinamos kurse javë më parë, emri i tij ka qenë i lidhur me një transferim në Serie A, te Lecce.