TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona

by teve1
1 vit ago
0
A A
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona

Policia e Durrësit njoftoi se ka sekuestruar 670 mijë litra naftë që dyshohet se është kontrabanduar nga Tunizia.

Autoritetet arrestuan 3 persona pas operacionit të koduar “Ari i zi”.

Në pranga ranë shtetasit: Mohammd Kahilah, Eneo Cano dhe Sushil Vema.

Gjithashtu u sekuestrua edhe anija me të cilën ishte kontrabanduar nafta, 14 dokumente identifikimi dhe dokumente për lundrim, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për rastin.

“Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, Antikontrabandës dhe Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DPPSh-së, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, Degës së Doganës Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ari i zi”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi sirian M. K., 45 vjeç, me detyrë kapiten i anijes, shtetasi shqiptar E. C., 43 vjeç, me detyrë marinar i anijes, si dhe shtetasi indian S. V., 42 vjeç, me detyrë oficer i parë i anijes. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër”, tha policia.

Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

Nga kontrolle në anije, në balestrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën përkatësisht 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./A2CNN

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

Irani propozon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe shtyrjen e bisedimeve bërthamore

Ministri i Jashtëm i Iranit në Rusi, në fokus diskutimet për luftën

Ministri i Jashtëm i Iranit në Rusi, në fokus diskutimet për luftën

Hezbollah refuzon çarmatimin, vendos kushte për bisedime me Izraelin

Hezbollah refuzon çarmatimin, vendos kushte për bisedime me Izraelin

Ilir Meta paraqitet në gjyq duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare

Ilir Meta paraqitet në gjyq duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Superliga, xhiros e ardhshme në mesjavë

Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

Irani propozon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe shtyrjen e bisedimeve bërthamore

6 vjet burgim ndaj ish-punëtores së OSBE-së, Jelena Gjukanoviq për spiunazh te BIA serbe

6 vjet burgim ndaj ish-punëtores së OSBE-së, Jelena Gjukanoviq për spiunazh te BIA serbe

​Dy libra të Latif Mehmetit sjellin dëshmi për krimet serbe

​Dy libra të Latif Mehmetit sjellin dëshmi për krimet serbe

Nis seanca e jashtëzakonshme e legjislaturës së X të Kuvendit të Kosovës

Sot seanca në përpjekje për zgjedhjen e presidentit

Mbappe i gatshëm për Bayernin

Mbappe i lënduar, rrezikon “El Clasicon”

Bracey e Hot më të mirët e publikut

Bracey e Hot më të mirët e publikut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën