Fatmir Limaj, kryetar i Nisma-s, ka bërë të ditur se kjo parti ka nisur fushatën elektorale në Banjë të Malishevës.
I pari i kësaj partie ka thënë se bashkëvendësit e tij janë shfaqur të bashkuar dhe të njëjtit i kanë dhënë motiv.
‘‘Vendlindja është vendi më i mirë për të filluar faqebardhë fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Bashkëvendësit e mi në Banjë, si përherë të bashkuar, edhe sonte përmes prezencës masive, na dhanë motiv e mesazh të qartë se rikthimi i zërit tonë në Parlamenin e Kosovës, do të jetë i pashmangshëm bashkë me fitorën tonë më 9 shkurt’’, ka shkruar ai.