Një tërmet i magnitudës 3,6 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e të premtes në Malin e Zi
Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, epiqendra ka qenë 7 kilometra në veriperëndim të Budvës, 41 km larg Podgoricës.
“Forca e këtij tërmeti në hipoqendër (fokus) ka qenë 2.8 njësi të shkallës Rihter, që i përgjigjet intensitetit epiqendror të shkallës IV-V të shkallës Mercalli (MCS)”, thuhet në faqen e Institutit.
Bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnitudën e tërmetit dhe thellësinë e hipoqendrës, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale në zonën epiqendrore./Vijesti