TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fetahu i FBK-së: Jemi në krizë të rezultateve te Kombëtarja A

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Fetahu pa kundërkandidat për kryetar të FBK-së

Ndonëse i kënaqur me nivelin e organizimit të garave vendore në basketboll, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu thotë se është i zhgënjyer me rezultatet e Kombëtares A gjatë vitit 2024.

Sipas tij, niveli i Superligës, por edhe sukseset e gjeneratave të reja, janë ato që kanë pasur ecuri pozitive në vitin e kaluar.

Fetahu thotë se Kombëtarja A e Kosovës është në krizë të thellë të rezultateve.

“Te reprezentacioni A me këto dy humbjet e fundit në nëntor të vitit të kaluar, vetëm sa e kemi thelluar më shumë krizën, e cila nuk është duke na pëlqyer dhe shpresoj të bëjmë ndryshime në këtë drejtim, për ta përtërirë ekipin dhe për të shkuar tutje me ekip më të ri, i cili duhet që për dy, tri apo pesë vjet ta na e jap rendimentin e duhur. Është pozitiv në këtë drejtim fakti që disa prej këtyre djemve dhe vajzave të reja po shkëlqejnë në ekipet e tyre dhe kanë hapësirë mjaftueshëm për të garuar”, thotë Fetahu.

Sipas Fetahut, ky dështim vjen për shkak të faktorëve të rëndësishëm që po e pengojnë direkt zhvillimin e basketbollistëve të rinj në Kosovë

Janë dy faktorë, të cilët ndikojnë këtu. E para është se kemi fond të pamjaftueshëm të trajnerëve. Ne edhe në kuptim kuantitativ kemi pak trajnerë, i kemi rreth 100 që janë të regjistruar në Kosovë dhe ky do të jetë fokusi gjatë vitit 2025 e tutje, do të thotë të punojmë shumë më shumë me trajnerët. Fakti numër dy është mungesa e infrastrukturës, ne nuk kemi infrastrukturë të mjaftueshme sportive në këtë vend për të akomoduar kërkesat e të gjitha sporteve,” thotë ai.

I pari i FBK-së thotë se kjo federatë tashmë ka plan konkret për ndryshimin e gjendjes, ku përfshihen edhe klubet e Superligës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria surprizon me përbërjen ndaj Polonisë

Sylvinho mund të largohet nga Shqipëria

Turqia pa kapitenin kundër “Dardanëve”?

Turqia pa kapitenin kundër “Dardanëve”?

Kosova pa Dellovën kundër Turqisë

Kosova pa Dellovën kundër Turqisë

Kosova U21 gati për fitore ndaj Rumaninë

Kosova U21 gati për fitore ndaj Rumaninë

Fjala përfundimtare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt jepet më 17 prill

Fjala përfundimtare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt jepet më 17 prill

Haradinaj dhe Giaufret diskutojnë për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Haradinaj dhe Giaufret diskutojnë për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Takimi Abdixhiku–Giaufret: LDK kërkon marrëveshje politike për zgjedhjen e Presidentit dhe thellim të bashkëpunimit me BE-në

Takimi Abdixhiku–Giaufret: LDK kërkon marrëveshje politike për zgjedhjen e Presidentit dhe thellim të bashkëpunimit me BE-në

BMW shpjegon pse vendosi për timonin e pazakontë në modelet i3 dhe iX3

BMW shpjegon pse vendosi për timonin e pazakontë në modelet i3 dhe iX3

A hahen vezët çdo ditë?

A hahen vezët çdo ditë?

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

​Rama paralajmëron renovimin e shkollës “Ismail Qemali” pas përfundimit të shkollave të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën