TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti i asamblesë së NATO-së ngrit shqetësimet për tensione në veri

Raporti i Asamblesë Parlamentare të NATO-së për vitin 2024 i përpiluar nga lordi nga Britania e Madhe, Mark Lancaster, thekson shkaqet dhe shtytësit aktualë të sfidave kryesore të sigurisë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Njohësi i sigurisë, Drizan Shala thotë se Serbia është duke u përkrahur nga Rusia për të krijuar tensione jo vetëm në Kosovë, por dhe Ballkan.

by Venhar Isufi
1 vit ago
23
A A
Policia: Situata e sigurisë në veri gjatë vitit e brishtë

Një raport i Asamblesë Parlamentare të NATO-së për vitin 2024, ngritë shqetësime për situatën e sigurisë duke u specifikuar në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbë.

Në raportin 28 faqesh, është përmendur ndikimi i Rusisë dhe Kinës në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovnë e që konsiderohet shqetësuese për ndikimin negativ në Ballkanin Perëndimor.

Veç tjerash, në raportin e përpiluar nga lordi i Britanisë së Madhe, Mar Lancaster, kritikohen veprimet e qeverisë së Kosovës në katër komunat veriore, por edhe mos zbatimi i marrëveshjes Kosovë- Serbi.

Sipas dokumentit, në thelb të mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi janë dy çështje kryesore: mosnjohja e Kosovës nga Serbia.

“Mosnjohja nga Serbia (dhe fushata aktive ndërkombëtare kundër njohjes) së shtetësisë së Kosovës si dhe mënyrat dhe mjetet e integrimit të popullsisë minoritare serbe të Kosovës – veçanërisht në katër komunat veriore në kufi me Serbinë, ku serbët përbëjnë mbi 90% të popullsisë. Në mungesë të nënshkrimeve mbi marrëveshjen, këto dy çështje kyçe vështirësohen, me sfidat e përshkallëzuar në veri të Kosovës që janë më të mprehta për sigurinë lokale dhe rajonale. Hapat përshkallëzues të ndërmarrë nga të dyja palët, veçanërisht nga Prishtina që nga viti 2021, kanë sjellë një gjendje paralize politike me një potencial të lartë për t’u shndërruar në dhunë”, thuhet në raportin e asamblesë së NATO-s.

Në këtë dokument është përmendur edhe hyrja e kryetarëve shqiptar në komunat, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zvecan, siç thuhet, me njësinë speciale të Kosovës.

Për këtë, tutje thuhet se tensionet u ngritën deri në atë masë kur Serbia afroi ushtrinë e saj afër territorit të Kosovës.

“Pavarësisht nga mungesa e një mandati të qartë, dhe thirrjet si nga BE ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos e bëjnë këtë, inkurajoi kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryetarët e rinj të bashkive të marrin detyrën dhe dërguan detaje sigurie nga njësitë speciale të policisë për t’i mbrojtur ata ndërsa ata u zhvendosën në zyrat e tyre. Kjo hyrje nga forca në ndërtesat komunale shkaktoi nivele të reja të konsiderueshme të dhunës, gjatë së cilës, më 29 maj, 93 pjesëtarë të personelit të KFOR-it u plagosën kur ata u sulmuan nga turma, ndërsa vazhdonin të sulmonin kryejnë mandatin e tyre për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet. Paralelisht me protestat, Serbia vendosi forcat e saj të armatosura në gatishmëri të lartë luftarake”, thuhet tutje, raporton Tëvë1.

E dorëheqja e një numri të madh të zyrtarëve policorë serb, thuhet se ka krijuar një vakum institucional duke rritur kështu gjasat për përçarje në veri të vendit.

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala thotë se me ndikimin e Rusisë te presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, Beogradi zyrtar po tenton ngritjen e tensioneve në katër komunat veriore.

“Për këtë gjë, Republika e Serbisë është duke insistuar në mënyrë permanente përmes formave kriminale por edhe përmes formave të strukturave shtetërore të Serbisë që të interferoi në mënyrë permanente për ta minimizuar infrastrukturën kritike, kur themi kritike në kontekstin e institucioneve të Kosovës por njëkohësisht për të kushtëzuar aktivitetin kushtetues të Republikës së Kosovës në atë pjesë”, thotë Shala.

Aty listohen edhe veprimet që duhet t’i ndërmarrë Kosova që lidhen me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Beogradit i kërkohet ta ndalë fushatën kundër shtetësisë së Kosovës.

Duke iu referuar rreziqeve, po ashtu rekomandohet që NATO-ja ta konsiderojë shtimin e trupave në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Televizioni ka dërguar pyetje gjatë ditës në misionin paqeruajtës në Kosovë, KFOR nëse ata do të rrisin praninë në veri, por deri në publikimin e kronikës nuk kanë kthyer përgjigje.

Tags: raporti i NATO-sSiguriaveri
Share3Tweet2

Postime të ngjashme

Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

​Gjykanoviq: Qarqe nga Beogradi tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in

​Gjykanoviq: Qarqe nga Beogradi tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in

Rritja e prezencës së policisë në veri vlerësohet vendim i duhur

Kosova nis procedurat për themelimin e Xhandarmërisë

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme

Zgjoheni me rrahje të forta të zemrës dhe ndjesi mbytjeje? Mund të mos jetë infarkt, por sulm paniku

Zgjoheni me rrahje të forta të zemrës dhe ndjesi mbytjeje? Mund të mos jetë infarkt, por sulm paniku

Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

​Gjykanoviq: Qarqe nga Beogradi tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in

​Gjykanoviq: Qarqe nga Beogradi tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in

Prezantohet italiani Maran në krye të Shqipërisë, zëvendëson Sylvinhon

Prezantohet italiani Maran në krye të Shqipërisë, zëvendëson Sylvinhon

Rritja e prezencës së policisë në veri vlerësohet vendim i duhur

Kosova nis procedurat për themelimin e Xhandarmërisë

Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes dy firmave që operojnë – bllokohen punimet

Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes dy firmave që operojnë – bllokohen punimet

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën