Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se gjatë vitit 2024, pjesa më përmbushëse e angazhimit të saj ishin takimet me qytetarë.
E para e vendit thotë se bashkëbisedimet me qytetarët ka qenë sfidat dhe sukseset për të vazhduar punën me përkushtim dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
“Përgjatë vitit 2024, pjesa më përmbushëse e angazhimit ishin takimet me qytetarë. Bashkëbisedimet tona për sfidat dhe sukseset janë shtysa më e madhe për të vazhduar punën me përkushtim edhe në këtë vit të ri dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë!”, ka shkruar Osmani./teve1.info/