I ftuar në emisionin “Respublika” në Tëvë 1, Buja thotë se momentin kur kishin marrë kërkesën për të marrë pjesë atje, kishin qenë së bashku me Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limajn.
“Po kjo është nisur bukur herët sepse në fakt është nëse s’gaboj por me sa mbaj mend ka qenë kah fundi i korrikut të fundit të vitit 1998 kur trojka evropiane ka ardhur në Kleqkë më ka takuar mua Jakupin dhe Fatmirin kur na ka folur bukur rëndë se: s’keni forcë dhe mundësinë, këtë as atë dhe Jakupi është detyruar t’ju flasë ashpër duke u thëse: po a mund të na ndalni të vdesim për lirinë e Kosovës dhe kemi vendosur sepse kështu nuk mund të jetohet atëherë e kanë ndërru qëndrimin e tyre”, tha ai.
Buja tregon se ata kishin kundërshtuar kategorikisht që të hynin nëpër kontrollet që ishin të parapara në aeroporte sepse ishin të armatosur.
“Ne kemi shkuar në Rambuje dhe ajo që një ditë është vonuar sepse ishte telashe me ne për të na marrë nga mali për të na pru në aeroport dhe si duket rezistenca e forcave serbe ishte që të hyjmë nëpër gjithë mekanizmin e aeroportit por nuk ishte rendi që hynim sepse ishim të armatosur kështu u vonuam një ditë. Nuk besoj që është vonuar për shkak të armve por nuk kishim mundësi të shkonim bashkë të gjithë delegacioni nga LDK, LBD kishin mundësi të ecnin të shkonin një ditë përpara por në fakt na respektuan edhe neve për shkak të përgatitjeve që kishim sepse ne kishim hall me i gjetë edhe rrobat civile sepse dikujt i binin të mëdha dikujt të vogla”, shtoi ai.
Madje, ish-pjesëmarrësi i Rambujes tregon se kishin hipur në aeroplan të armatosur sepse nuk donin të binin në duart e forcave serbe.
“Pastaj u nisëm për atje dhe erdhën në Shalë veturat e domit amerikan atëherë na morën dhe na prunë në aeroport por ne nuk hymë nëpër ato skutat a po domosdoshmëritë por ishim drejt nga veturat e Domit në aeroplanët që ishin përgatitur. Po, të armatosur që dikush tash bën shaka sepse e kam përmendur në një emision se kemi qenë të armatosur dhe dikush kishte thënë: ‘hajde rrenë hajde’, sepse nuk besonin që kishin ndodhë. U befasuan edhe disa miq amerikanë që i takova para 2-3 ditës thanë si është e mundur por shkuam se ishin rrethanat nuk e kishim sigurinë që nuk do të na marrin forcat serbe në aeroport dhe kur u thamë miqve se u përgatitëm për të shkuar atje por nuk lejojmë të gjallë të shkojmë të na marrin dhe të na bëjnë poçavër dhe lojërat që i kanë zakon e kemi hallin ta vrasim veten por edhe ata na i lejuan edhe herën e parë dhe të dytë. Ishte koha e tillë që s’donim të aktronim as diçka por mendone sikur të na kishin marrë të gjallë dhe çfarë spektakli do të kishin bërë dhe të mos e lejuar një gjë të tillë”, tha Buja.
Kurse, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës e krahason atë periudhë me të tashmen duke marrë për shembull dialogun me Serbinë.
Sipas tij, PDK-ja nuk e ka hallin se a do ta vendosë qeveria aktuale në krye të delegacionit ndonjë nga opozita por se a do tëketë veprime racionale dhe të arsyeshme.
“Shiko nuk e them që është domosdo që me u ul temperaturat dhe harmonia duke dërguar ose vendosur shef delegacioni nga opozita sepse as unë as partia nuk e ka hallin ‘shefllëkun’ por ta ketë veprimin racional dhe të arsyeshëm dhe mos shihet kush kah është por të shihet në aspektin mendimor dhe racional dhe teorik dhe praktik të veprimit për të dalë nga situata por si duket qeveria ose delegacioni që është po i mjafton vetvetes”, tha ai./teve1.info/