TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policët me armë të gjata shtojnë patrullimet në kryeqytet për festat e fundvitit

by Lindrit Zejnullahu
11 muaj ago
0
A A
Policët me armë të gjata shtojnë patrullimet në kryeqytet për festat e fundvitit

Policia e Kosovës ka shtuar prezencën nëpër sheshet e kryeqytetit, për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve për festat e fundvitit. Drejtori i Policisë në Rajonin e Prishtinës ka treguar për tëvë1 se masat janë shtuar me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët.

Janë vigjilent në kryerjen e detyrës.

Policët me armë të gjata e në rroba civile po patrullojnë nëpër sheshet e kryeqytetit, për shkak të festave të fundvitit.

Edhe pjesëtarët e Njësisë Speciale e kanë shtuar prezencën nëpër lokacione të ndryshme, me fokus në qendër të Prishtinës.

Prania e tyre po i gëzon qytetarët, por edhe disa fëmijë që shprehin dëshirë për t’u fotografuar me ta.

Drejtori Rajonal i Policisë në Prishtinë, Basri Shabani tregon për televizionin rreth masave që i kanë ndërmarrë për ofrimin e sigurisë.

“Ne kemi paraparë këtë shtim të numrit të zyrtarëve policorë kryesisht nëpër vendet më të frekuentuara siç janë qendrat tregtare dhe sheshet në përgjithësi e në veçanti në kryeqytet, por pa anashkaluar asnjëherë angazhimin e të gjitha këtyre njësive edhe në qytetet të cilat frekuentojnë apo janë në kuadër të DRP Prishtinë, e që janë Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Graçanica, Lipjani dhe Drenasi”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ndërmarrja e këtyre masave ka dhënë efekt.

Ai theksin se kanë mjaftueshëm zyrtarë policorë.

“Me siguri se numri i popullatës dhe frekuentimi është më i madh në kryeqytet e kryesisht në rajonin e Prishtinës, normalisht ku është numri më i madh i qytetarëve edhe numri i problematikës edhe qarkullimi në komunikacion është pak më i vështirësuar. Megjithatë ne kemi nr të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë që kemi paraparë ti angazhojmë gjatë fetave të fundvititit dhe ato do të vazhdojnë deri kah mesi apo deri në përfundim të festave të fundvitit, por jo vetëm”, tha ai.

Shtimin e këtyre masave e kanë mirëpritur edhe pronarët e shtëpizave të vendosura nëpër shesh, ku thonë se ndihen më të sigurt me praninë e tyre.

“Janë të mirëseardhur Policia gjithmonë, pa ta s’ka siguri kështu që janë në nivel të duhur ne i shohim çdo ditë kah 4-5 patrulla të Policisë për neve është e mirëseardhur kjo. Po prej ditës së parë ka pas, patrulla të ndryshme ka pasë të njësive prej policëve të thjeshtë deri te NJSO kështu që janë të mirëseardhur për neve shumë se na mbështetemi tek ta dhe pa ta s’kemi jetë ne”.

Përpos qendrës, pjesëtarët e Policisë janë vendosur nëpër pika të ndryshme në kryeqytet për ofrimin e sigurisë për qytetarët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën