TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aktakuzë në mungesë kundër tre personave për krime lufte ndaj popullsisë civile

by teve1
1 vit ago
0
A A
Aktakuzë në mungesë kundër tre personave për krime lufte ndaj popullsisë civile

Prokuroria Speciale e Kosovës, të hënën ka ngritur aktakuzë në mungesë, kundër tre të pandehurve për Krime Lufte ndaj Popullsisë Civile.

Në njoftim thuhet se aktakuza është ndaj D.G., Z.C. dhe Z.S.

Sipas njoftimit për të pandehurin D.G. ekziston dyshimi i bazuar mirë se në cilësinë e personit zyrtar me gradë Kolonel – Shef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Gjilan, në periudhën janar-korrik 1999 epror dhe mbikëqyrës ndaj të gjithë vartësve të tij dhe me kontroll efektiv ndaj tyre dhe territorit të Komunës së Gjilanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ka qenë në dijeni ose është dashur të jetë në dijeni dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar, ndaluar apo për të raportuar në hierarki lidhur me vrasjet, plagosjet, djegien për së gjalli të viktimave civile shqiptare, marrjen peng, rrahjet, maltretimet, torturat fizike dhe psikike, plaçkitjet, dëbimin e popullatës civile shqiptare, në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë, andaj,- me këtë, ka kryer veprën penale, Krime Lufte Kundër Popullatës Civile.

Po ashtu për të pandehurin Ž.C. ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në regjionin e Gjilanit,  si pjesë e grupit kriminal, në bashkëkryerje me D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J., si edhe me pjesëtarë tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, kanë marrë pjesë në vrasjen e tetë civilëve shqiptarë, e konkretisht dy nga këto viktima i kanë vendosur në grumbull drunjësh, ku njëri nga ta është djegur për së gjalli, kishin rrahur, maltretuar, torturuar, plaçkitur, dëbuar popullatën civile shqiptare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë, andaj,  me këtë, në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, Krime Lufte Kundër Popullatës Civile.

Ndërkaq për të pandehurin Ž.C. ekziston dyshimi i bazuar mirë se në cilësinë e mjekut të Spitalit Regjional në Gjilan, me datë 05 prill 1999, nuk ia ka ofruar ndihmën e duhur mjekësore viktimës N.R, i cili ishte plagosur nga grupi kriminal si më lartë, vetëm për faktin se i njëjti ishte i përkatësisë nacionale shqiptare, të njëjtin e urdhëron që të largohet sa më shpejt nga Spitali, e si pasojë e këtij veprimi viktima ndërron jetë në orët e vona të së njëjtës ditë, – më këtë, ka kryer veprën penale, Krime Lufte Kundër Popullatës Civile./teve1.info/

Tags: aktakuzeKrime lufteProkuroria Speciale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis numërimi i votave nga diaspora

Nis numërimi i votave nga diaspora

Homazhe në Kuvendin e Kosovës për ish-kryetarin Nexhat Daci

Homazhe në Kuvendin e Kosovës për ish-kryetarin Nexhat Daci

Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

Nis numërimi i votave nga diaspora

Nis numërimi i votave nga diaspora

Vazhdojnë kërkimet për viktimat e zjarrit në Zvicër

Vazhdojnë kërkimet për viktimat e zjarrit në Zvicër

Homazhe në Kuvendin e Kosovës për ish-kryetarin Nexhat Daci

Homazhe në Kuvendin e Kosovës për ish-kryetarin Nexhat Daci

Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

Policia shpëton një qytetare që ra në Ibër

Policia shpëton një qytetare që ra në Ibër

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën