TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Isufaj për deklaratën e Kurtit: Nuk më intereson, Prokuroria Speciale nuk është për të bërë skenare

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Isufaj për deklaratën e Kurtit: Nuk më intereson, Prokuroria Speciale nuk është për të bërë skenare

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj iu ka bërë thirrje të gjithë institucioneve përfshirë Qeverinë e Kosovës që të tregojnë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe siç tha ai të shmangin retorikën që synon politizimin e drejtësisë.

I pyetur për deklaratën e Kurtit, ai tha se nuk i intereson dhe se çdo person para ligjit është i njëjtë.

“Së pari dua të ju them se ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe për zyrtarët e lartë shtetërore… çdo person që ftohet ka përgjegjësinë ligjore me institucionin e drejtësisë. Prandaj iu bëjë thirrje të gjithë institucioneve përfshirë Qeverinë e Kosovës që të tregojnë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe të shmangin retorikën që synon politizimin e drejtësisë. Nuk jam këtu për të komentuar deklaratat e askujt, se fare nuk më interesojnë, po flas për atë që unë e ndij dhe mendoj që duhet bërë”, ka deklaruar Isufaj në konferencë për media.

Tutje ai tha se Prokuroria Speciale nuk është për të bërë skenare dhe se nuk ka informacione se ka ndodhur ndonjëherë intervistim në zyrën e kryeministrit, shkruan teve1.info

“Prokuroria Speciale nuk është për të bërë skenare, ne punën tonë e kemi të përcaktuar me ligj dhe Kushtetutë ku edhe nuk bëjmë dallime as nga pozita, as nga emri. Unë me sinqeritetin më të madhe mund të them se nuk kam informacione se dikush është intervistuar në zyrën e kryeministrit, ndoshta edhe mund të ketë por unë nuk di. Të paktën që unë po bëhen 5 vite, situate të tilla nuk kemi pasur”, ka thënë ai.

Isufaj tha se deklaratat “denigruese dhe fyerjet publike ndaj prokurorëve” minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë dhe “e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e ligjit.

“Deklaratat denigruese dhe fyerjet publike ndaj prokurorëve dhe institucioneve të prokurorisë jo vetëm që minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë, por e cenojnë edhe besimin e publikut në sundimin e ligjit”, tha ai.

Ndryshe, Kurti ka deklaruar se prokurorët kanë ardhur edhe më herët në Kryeministri dhe sipas tij ta shohim a guxojnë ata të vijnë tani.

Kurti po ashtu ka deklaruar se zgjedhja e Blerim Isufajt në postin e kryeprokurorit të Shtetit nënkupton se s’ka shpresë për drejtësinë kosovare.

Kurti nga ana tjetër, ka shmangur disa herë ftesën për intervistim nga Prokurorinë dhe ka shprehur gatishmërinë për të pritur prokurorët në zyrën e tij për të diskutuar çështjen./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

“InfoNata” 05.08.2026

“InfoNata” 05.08.2026

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën