TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA: Ka indikacione të hershme se Rusia rrëzoi aeroplanin e Azerbajxhanit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
SHBA: Ka indikacione të hershme se Rusia rrëzoi aeroplanin e Azerbajxhanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë parë indikacione të hershme që sugjerojnë se rrëzimi i avionit të kompanisë ajrore të Azerbajxhanit këtë javë në Kazakistan mund të jetë shkaktuar nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, tha Shtëpia e Bardhë.

“Ne kemi parë disa indikacione të hershme që me siguri do të tregonin mundësinë që ky avion të ishte rrëzuar nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Ai në një konferencë sot për media, tha se hetimi është ende në vazhdim dhe po kryhet bashkërisht nga autoritetet në Kazakistan dhe Azerbajxhan, duke shtuar se SHBA kishte ofruar ndihmë me hetimin, shkruan kp.

MSNBC më herët gjatë ditës ka cituar dy zyrtarë ushtarakë sipas të cilëve Rusia gabimisht identifikoi aeroplanin si një dron ukrainas dhe më pas e rrëzoi duke përdorur sistemin e mbrojtjes ajrore.

Avioni u rrëzua të mërkurën pranë Aktau në Kazakistan, duke lënë 38 të vdekur dhe 29 udhëtarë mbijetuan fatmirësisht.

Zyrtarët azerbajxhanas duke folur për Anadolu ia atribuuan rrëzimin një sistemi raketor rus.

Përplasja ndodhi mes aktivitetit të mbrojtjes ajrore ruse kundër dronëve ukrainas dhe bllokimi i GPS u zbulua në rajon.

Kremlini ka thënë se nuk do të komentojë rrëzimin e aeroplanit azerbajxhanas derisa në përfundim të hetimeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm 6 vatra aktive

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm 6 vatra aktive

25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA

25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

“Papuçja e shqyer sepse babi i tij nuk ka pas para me ble këpucë”  – 28 vjet që nga vdekja e Leotrim Ahmetit

“Papuçja e shqyer sepse babi i tij nuk ka pas para me ble këpucë”  – 28 vjet që nga vdekja e Leotrim Ahmetit

Stacioni Policor i Malishevës del më efikasi në raportin e IPK-së, Komandanti: Jemi krenarë për të arriturat

Stacioni Policor i Malishevës del më efikasi në raportin e IPK-së, Komandanti: Jemi krenarë për të arriturat

Në Zubin Potok hapet fabrika “Electro Plus” për prodhimin e transformatorëve elektrik, e para e këtij lloji në Kosovë

Në Zubin Potok hapet fabrika “Electro Plus” për prodhimin e transformatorëve elektrik, e para e këtij lloji në Kosovë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri, konstatojnë mungesë masash për sigurinë në punë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri, konstatojnë mungesë masash për sigurinë në punë

Apeli liron nga akuzat Agim Çekun dhe nëntë të tjerë në rastin e veteranëve

Apeli liron nga akuzat Agim Çekun dhe nëntë të tjerë në rastin e veteranëve

Kuvendi me një nënkryetar, VV nuk i voton nënkryetarët e ish-opozitës

Kuvendi me një nënkryetar, VV nuk i voton nënkryetarët e ish-opozitës

Gjini: Lista Serbe po e ndihmon Kurtin, VV synon që ta dërgojë vendin në zgjedhje më 27 dhjetor

Gjini: Maskaradë, u pa ana e errët e VV’së, ta mbrojmë shtetin nga këta njerëz që s’e kanë planë mu ndalë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën