TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të arriturat e Telekomit të Kosovës përgjatë vitit 2024

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Të arriturat e Telekomit të Kosovës përgjatë vitit 2024

Telekomi i Kosovës e ka vlerësuar vitin 2024 si njërin nga vitet e ndryshimeve më të mëdha të cilat i dhanë pamje dhe përmbajtje të re kompanisë.

Në një komunikatë për media ku janë përmendur të arriturat gjatë këtij viti, thuhet se pas konsolidimit të plotë teknologjik dhe organizativ, në vitin që po hyjmë do të synojmë rikthimin e plotë të Telekomit të Kosovës në vendin që i takon në industrinë e telekomunikacionit.

Komunikata e plotë:

Edhe përkundër vështirësive, për shkak se dy herë na janë bllokuar llogaritë bankare, për gati 6 muaj, si rrjedhim i vendimeve gjyqësore të padrejta, të ndërlidhura me kontrata të shumë viteve më parë, megjithatë trendi i përmirësimit të gjendjes financiare të kompanisë, ka vazhduar pandalshëm përgjatë vitit 2024.

Kështu, përgjatë këtij viti, përkundër të gjitha vështirësive dhe me një punë të palodhshme, Telekomi i Kosovës arriti që:
– Të ndërrojë plotësisht teknologjinë mobile të vjetruar me teknologji të fjalës së fundit
– Të fillojë investime të reja në rrjetin fiks
– Të konsolidohet financiarisht
– Të formësojë dhe funksionalizojë strukturën e re organizative
– Të ofrojë pako të reja televizive, të shërbimeve me zë dhe të internetit, shumë atraktive
– Të jetë më afër konsumatorëve

Në vitin 2024, Telekomi i Kosovës Sh.A ka bërë përparime të rëndësishme për t’ju ofruar shërbime më të mira përmes teknologjisë më të avancuar! Në vazhdim, vetëm disa nga të arriturat e vitit 2024:
Modernizimi teknologjik i rrjetit mobil VALA

Përfundimi i modernizimit të rrjetit mobil VALA – tani me mbulueshmëri 5G në 72% të territorit të banuar dhe shpejtësi deri në 1Gbps nëpër qytetet e Kosovës.
98.5% e territorit të banueshëm të Kosovës mbulohet me teknologjinë 4G/4G+ për shërbime të shpejta dhe të qëndrueshme.

Zgjerimi i rrjetit Fiks.

Nisja e projektit për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit optik në mbarë Kosovën, duke siguruar shërbime të internetit brezgjerë dhe përmbajtje televizive më të mira për të gjithë.
Performancë financiare dhe rritje

Rritje të të ardhurave me 5.18%, krahasuar me periudhën e njëjtë, janar-nëntor, të vitit 2023.

Po në këtë periudhë kohore, fitimi neto u rrit me 16%, duke arritur në 7 milionë euro.

Më pranë konsumatorëve

Hapje e pikave të reja të shitjes në zona atraktive.

Pako të reja televizive, të shërbimeve me zë dhe të internetit, në përputhje me nevojat e konsumatorëve.

Rritje e përdorimit të aplikacionit “Vala Jonë” me 68%.

Mbështetje për fushata sociale si: “Vala për Fëmijët”, “Tetori Rozë” dhe “Vala për të Moshuarit”.

Të gjitha këto të arritura të Telekomit të Kosovës në vitin 2024 na bëjnë optimistë se viti 2025 do të jetë një vit i vazhdimit të sukseseve dhe i daljes përfundimtare nga kriza e gjatë si pasojë e vendimmarrjeve të gabuara dhe kontratave të dëmshme. Në vitin 2025 do të keni në shërbimin tuaj një operator publik të përkushtuar dhe konkurrues.

Viti 2025 do të jetë viti i rikthimit të plotë të Telekomit të Kosovës në vendin që i takon në industrinë e telekomunikacionit.

Falënderojmë klientët tanë besnikë për durimin dhe mirëkuptimin. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë përmirësimin dhe inovacionin për ju, me të njëjtën energji dhe vendosmëri edhe në vitin 2025!

Falënderojmë stafin e përkushtuar të kompanisë, të cilët, edhe përkundër pasojave të rënda nga e kaluara, me borxhe të mëdha, llogari të bllokuara, kursime të mëdha, po qëndrojnë të përkushtuar për të ofruar shërbim sa më të mirë për konsumatorët dhe gjithë qytetarët e vendit tonë.

Falënderojmë mediat që bashkëpunuan me Telekomin e Kosovës përgjatë vitit 2024 dhe presim një bashkëpunim edhe më përmbajtësor në vitin 2025, për të ofruar një informim të plotë, të balansuar dhe profesional për qytetarët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Self: Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

Self: Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Ekzekutohet edhe shtesa prej 100 euro për pensionistët

Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

Ekzekutohet shtesat prej 100 euro për fëmijët

Tërnava në urimin për Kurban Bajramin bën thirrje për unitet

Tërnava në urimin për Kurban Bajramin bën thirrje për unitet

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Self: Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

Self: Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

Zyrtari i FC Drenicës Koci, pajiset me diplomën e Drejtorit Sportiv

Zyrtari i FC Drenicës Koci, pajiset me diplomën e Drejtorit Sportiv

Dellova krenar me çmimin e fituar në Bullgari

Dellova afër kalimit në Ukrainë

“Dardanët” e rinj luajnë miqësore me Turqinë e Luksemburgun

“Dardanët” e rinj luajnë miqësore me Turqinë e Luksemburgun

Vuçiq në Kinë, Xi kërkon rritjen e besimit dhe bashkëpunimit mes Kinës dhe Serbisë

Vuçiq në Kinë, Xi kërkon rritjen e besimit dhe bashkëpunimit mes Kinës dhe Serbisë

Aksident tragjik në Belgjikë: treni përplas autobusin e shkollës, raportohen viktima

Aksident tragjik në Belgjikë: treni përplas autobusin e shkollës, raportohen viktima

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën