TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

MPJD jep detaje për ditën e parë të vizitës së Gërvallës në Izrael

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
MPJD jep detaje për ditën e parë të vizitës së Gërvallës në Izrael

Përmes njoftimit, MPJD ka bërë të ditur se fillimisht ajo është takuar me kryetarin e Federats Izraelite të Odës Ekonomike të Izraelit, Uriel Lynn dhe anëtarë të tjerë të Odës.

Gjatë këtij takimi është biseduar lidhur me mundësitë që ofron Kosova për investime të huaja, potencialit të madh dhe mundësive të bashkëpunimit.

“Gjatë takimit u bisedua rreth mundësive që ofron Kosova për investime të huaja, potencialit të saj të madh dhe mundësive të bashkëpunimit mes dy vendeve, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët dhe veprimeve të planifikuara nga Qeveria e Kosovës për të nxitur bashkëpunimin mes ndërmarrësve kosovarë dhe izraelit”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, delegacioni kosovar ka vizituar edhe Universitetin “Bar Ilan” në Tel Aviv.

Sipas njoftimit, me përfaqësues, profesorë e studentë të universitetit u bisedua rreth mundësive për vendosjen e një bashkëpunimi mes universiteteve të Kosovës dhe atij izraelit.

“Në kuadër të fakultetit të muzikologjisë, ministrja Gërvalla bisedoi me grupin e studentëve me nevoja të veçanta të këtij universiteti, rreth ofertës së universitetit dhënë këtyre studentëve dhe sfidave të tyre. Biseda u përmbyll me pyetje të studentëve rreth Kosovës dhe një koncert të shkurtër. Biseda dhe takime u zhvilluan edhe me fakultetet e inxhinierisë si dhe institutin e nanoteknologjisë. Si nga universiteti izraelit, ashtu edhe nga delegacioni i Kosovës u theksuan mundësitë për një bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat”, njofton ndër tjerash MPJD.

Ndërkaq, dita e parë e vizitës u përmbyllë me takimin e Gërvallës me organizatën joqeveritare “Brithright Taglit” dhe me një darkë punë ku ishin ftuar “gra prominente izraelite si Dana Ëeiss, gazetare, Avital Leibovich, Granit Almog – Bareket, etj”.

Ndryshe, delegacioni i Kosovës gjatë së nesërmes do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit Yair Lapid, kryetarin e qytetit të Jerusalemit, kryetarin e grupit të miqësisë Izrael-Kosovë në parlamentin izraelit, kryetarin e komisionit parlamentar për punë të jashtme dhe mbrojtje të parlamentit, ministrin e Jerusalemit dhe trashëgimisë dhe përfaqësues të tjerë të jetës politike në Izrael.

Takimet e ditës së nesërme fillojnë me vizitën e ministres Gërvalla në Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit Yad Vashem./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

Pas Ankesës së Listës Serbe ndaj KQZ-së, OSBE: Do vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet

Shtutica e Drenasit pa ujësjellës, banorët në hall

Ndërpritet përkohësisht uji në disa fshatra të Mitrovicës

Haxhiu: Marrëveshja e Ohrit nuk kalon për PDK-në, sanksionet do të largohen me negocim

Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP

Granit Xhaka do të mungoj së paku tri javë te Sunderlandi

Sunderlandi pa Xhakën kundër Burnleyt

Gallapeni e nis me fitore te Lodzi

Gallapeni drejt Serie A, Lodzi cakton çmimin

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Muriqi kërkon golin e radhës në La Liga

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

Sassuolo merr vendim për portierin Muriq

Muriq thotë se është ringjallur te Sassuolo

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

Pas Ankesës së Listës Serbe ndaj KQZ-së, OSBE: Do vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet

Shtutica e Drenasit pa ujësjellës, banorët në hall

Ndërpritet përkohësisht uji në disa fshatra të Mitrovicës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën